I riu nga Beogradi ia krisë këngës shqipe “Hajde shoto mashallah”

Lajme

I riu nga Beogradi ia krisë këngës shqipe “Hajde shoto mashallah”

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 15:54
Tomislav Perushiq

I riu serb, Tomislav Perushiq ka vite që jeton në Prishtinë ndërsa ka studiuar edhe gjuhën shqipe.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Gjesi” ku ka treguar se është adhurues i muzikës shqiptare dhe nuk ka hezituar aspak të këndojë këngën e tij të preferuar.

Tomislav është shprehur se ai dëgjon edhe muzikë popullore por edhe rep, ku për këtë të fundit ai zgjodhi këngën e Ledri Vulës, “A jena mirë” për ta repuar.

Por, nuk mungoi as kënga popullore, e njohur për të gjithë “Hajde shoto mashallah”, versionin e Nikollë Nikprelaj. (min. 15:20)

Perushiq ka rrëfyer se pëlqen shumë edhe ushqimin shqiptar, ku në veçanti ai ka theksuar flinë, qebapet, byreku, por si të preferuar ka flinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat