Çdo vikend shqiptarët presin me orë në kufi për të shkuar në bregdetin shqiptar

Lajme

Çdo vikend shqiptarët presin me orë në kufi për të shkuar në bregdetin shqiptar

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 16:33
ilustrim

Protestat që po zhvillohen nga opozita në Shqipëri, nuk po u pengojnë turistëve nga Kosova.

Pjesa më e pëlqyer për një pushim vikendi është veriu i Shqipërisë për shkak të afërsisë dhe kostos.

Zëvendëskomandanti i pikës kufitare, Ismet Hodaj tregon se sezoni turistik këtë vit ka nisur më herët.

Fluksi më i madh i veturave për të hyrë në Shqipëri është nga ora 5 deri në 10 të mëngjesit, ndërsa për t’u kthyer në Kosovë nga ora 17 deri në 23.

Vetëm gjatë muajit qershor, 350 mijë persona me 122 mijë vetura kanë shfrytëzuar pikën kufitare të Vermicës.

Ndërsa, gjatë tre muajve sezoni të vitit të kaluar, 3 milionë e 500 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat