Milaim Zeka flet për sharjet që Thaçi ia bëri Berishës dhe Ramush Haradinaj

Lajme

Milaim Zeka flet për sharjet që Thaçi ia bëri Berishës dhe Ramush Haradinaj

Nga: N.Sh Më: 22 qershor 2019 Në ora: 21:54
Milaim Zeka dhe Hashim Thaçi

Deputeti i Kosovës dhe kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka thotë se duhet 20 vjet të kalojnë që të riparohet miqësia e prishur me vendet mike.

Ai thotë se kurrë Kosova nuk ka qenë më keq sesa në këto dy vitet e fundit.

Zeka përmes një postimi në Facebook thekson se presidenti Hashim Thaçi po bën politikë hipokrite.

Ai ka folur edhe për sharjet që Thaçi ia bëri Sali Berishës dhe për goditjet e tij ndaj Ramush Haradinaj.

Më poshtë lexojeni shkrimin e plotë:

Edhe 20 vite nuk riparojme miqesine e prishur me vendet mike

Kurr Kosova nuk ka qene me keq se sa qe dy vitet e fundit ne relacionet e saja me vendet euroatlantike. Politika hipokrite e presidentit Thaçi, prioriteti i tije politik, ne mengjes i kthyer nga Erdogani, e pasdite nga perendimi, ka bere qe vendet tona mike te humbin komplet besimin tek ky njeri.

Ne anen tjeter, Kryeministri i Kosoves, i vendosur ne postin qe ka, direkt nga Presidenti Thaçi dhe sekretari i pergjithshem i AKR se, Rrahim Pacolli, eshte gjendur total i papergaditur perball lojerave te medha politike, po edhe zhvillimeve dinamike rreth gjithe rajonit. Ai fare nuk e kuptoi lojen politike te aktereve te kualicionit. Te gjithe ishin kunder tije, shume me shume se sa opozita. Te gjithe e godisnin anash, vetem per tu forcuar politikisht, po me shume edhe ekonomikisht.

Kryeministri doli nga shinat e kryetarit te qeverise, harroi hallet dhe problemet e popullit, nuk beri asgje per stopimin e ikjeve masive nga Kosova, por nonstop u mor me banalitetete politike, te cilat ia gatuanin partneret qeverises. Ne vend qe te merrej me problemet reale te qytetareve, ai mirrej me hobet e Thaçit, i cili sa shante Berishen, e godiste Ramushin. Paradite thoshte me heqe taxen, pasdite jo nuk bane me hjeke. Brenda nje ore thoshte se nuk ndryshojne kufijte e Kosoves, pastaj jo ndryshojne, duke kerkuar madje edhe bashkim me Shqiperine.

Kreret e Nismes, ne krye me Limajn vetem vezhgonin, duke e goditur here pas here Ramushin, permes “plakut te urte te politikes”, Jakup Krasniqit.

E tash, ja ku kemi ardhur? Bash ne fundin e nje bunari te mbushur me berllog politik. Jemi konfrontu me nderkombetaret ne shkallen me extreme. Kemi humbur totalisht orientimin politik dhe njerezor. Fakturen e krejte kesaje berlloghaneje po e paguajne qytetaret e ketij vendi!!!

Kurr ma keq nuk ka qene ky vend!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat