Gjuriq ka një kërkesë për SHBA-në

Lajme

Gjuriq ka një kërkesë për SHBA-në

Nga: F. B. Më: 22 qershor 2019 Në ora: 22:53
Gjuriq

Drejtori i (të ashtuquajturës) Zyrë e Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq ka deklaruar se nga Departamenti i Shtetit do dëshironte një sqarim “kur dhe ku ka provokuar dhe ka vendosur Serbia barriera ndokujt”, shkruan “Beta”, përcjell “Bota Sot”.

Këtë e tha duke reaguar në konstatimet e Departamentit të Shtetit amerikan se pushteti në SHBA mbështet dialogun në të cilin ndërmjetëson BE për normalizimin e raporteve Serbi dhe Kosovë, por Prishtina dhe Beogradi duhet të heqin pengesat dhe të evitojnë provokimet  e të kthehen në bisedime.

"E dimë se ShBA mbështet pavarësinë e krahinës autonome të Kosovës, por kjo nuk është arsyetim për barazimin e Serbisë me Prishtinën që ka vendos taksa kundër civilizuese, ka bllokuar mbi 2 mijë 200 ditë bisedimet dhe formimin e asociacionit dhe me dhunë dhe aksione destabilizon situatën në terren", ka thënë Gjuriq.

Ai ka vlerësuar se pikërisht “për shkak të deklaratave si kjo kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kërkon që ShBA të jetë ndërmjetësuesi iv etëm dhe minon takimet siç është ai që duhej mbajtur në Paris".

"Respektoj qëndrimin e çdokujt , por për rolin në zgjidhjen e problemit është i nevojshëm qasje e balancuar dhe jo anuese. Nëse kështu mendojnë që të detyrojnë Prishtinën të heq taksat, të vazhdohet dialogu dhe të sillet me përgjegjësi më mirë që të ndalet menjëherë, para se të shkaktohen dëme akoma më të mëdha", ka thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat