A po “tregton” Rusia me perëndimin për Kosovën, ja si përgjigjet Çepurin

Lajme

A po “tregton” Rusia me perëndimin për Kosovën, ja si përgjigjet Çepurin

Nga: F.B Më: 23 qershor 2019 Në ora: 08:45
Aleksandar Çepurin

Ambasadori rus në largim Aleksandar Çepurin ka thënë se Rusia është e gatshme të ndihmojë në atë masë që i kërkohet, shkruan “Politika”, përcjell “Bota Sot”, duke hedhur poshtë spekulimet se Moska “tregton” me perëndimin në lidhje me Kosovën.

"Serbia sipas tij po shkon shpejtë dhe fuqishëm drejt zhvillimit. Në vitet e fundit Serbia ka ndryshuar shumë, rritet ekonomia, përparimi është i dukshëm sikurse edhe dëshira për rritje të re dhe në këtë kontributi është i presidentit Vuçiq ", tha ai

Në lidhje me konstatimet se Rusia po “tregton” me përendimin në lidhje me Kosovën, Çepurin ka thënë se “nuk ka asnjë tregti me Kosovën kur është fjala për Rusinë sikurse as që do të ketë".

"Politikën këtu e përcakton Beogradi, ndërsa Rusoa përherë do mbështes kërkesat e saj legjitime, ndërsa lidhur me ‘tregtinë’ kjo është fjalor i kundërshtarëve tanë, historia jonë është e shkruar me djersë edhe gjak, miqësia është e përjetshme", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat