Vuçiq: Prishtina e sheh se po na ngutet, andaj po ‘na shantazojnë’

Lajme

Vuçiq: Prishtina e sheh se po na ngutet, andaj po ‘na shantazojnë’

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 18:41
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehur keqardhjen e tij për shkak të mos mbajtjes së takimit në Paris dhe theksoi se Prishtina e kupton se palës serbe po i ngutet në progresin ekonomik dhe se mund t’i pengojë në atë mënyrë duke i shantazhuar dhe kështu të vonohet arritja e zgjidhjes.

Për këtë arsye, sipas tij, Kosova kërkon nga Serbia njohjen dhe nuk ofron asgjë.

Vuçiq tha se ishte i trishtuar kur dëgjoi vlerësimet e disa qarqeve amerikane se ata thonë se Prishtina zyrtare ka të drejtë për taksat, pasi Serbia ka punuar për tërheqjen e njohjeve.

"Unë nuk do të veproj si Gjilas dhe të tjerët që nuk kanë bërë asgjë dhe kanë shikuar në qiell kur 90 vende e kanë njohur Kosovën. Ne jemi angazhuar dhe kemi ardhur deri aty që 13 shtete të tërheqin njohjet. Nuk kemi nënshkruar asgjë, as nuk kemi pranuar gojarisht që të mos e bëjnë këtë", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat