Gjyqtari suedez Karphamar: Amerikanët kanë fshehur krimet e shqiptarëve në Kosovë

Lajme

Gjyqtari suedez Karphamar: Amerikanët kanë fshehur krimet e shqiptarëve në Kosovë

Nga: F.B Më: 24 qershor 2019 Në ora: 09:09
UNMIK

Një ndër gjyqtarët e parë në Kosovë i ardhur në fund të vitit 1999 Krister Karphamar ka deklaruar se amerikanët kanë ndikuar në fshehjen e krimeve të shqiptarëve në Kosovë. Këtë e thotë në librin e botuar kohë më parë "Gjyqtar në vendin pa ligj” ku përshkruan karrierën e tij në Kosovë nga1999. deri 2011, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Sipas tij shërbimi në Kosovë është e përbërë “ nga një seri i katastrofave të vogla dhe të mëdha”.

Si rastet më të mëdha përmend rastet e procedimit të shqiptarëve për krime “ku lojtarët kryesor në Kosovë- kanë ndikuar që ato të fshihen dhe fajtorët të lëshohen”.

Karphamar ka hetuar rastin e autobusit "Nish-ekspres" te Podujeva në shkurtin 2001, ku patën vdekur 12 dhe ishin lënduar 43 serbë, ndërsa i dyshuari kryesor Florim Ejupi ishte arrestuar nga policia e UNMIK-ut.

"Për për shkaqe të panjohura për mua në vend se në burgun hetues të UNMIK-ut ai është dërguar në "Bondstil" prej nga kinse ka ik, unë pata dëgjuar se është stërvitur nga CIA, ndërsa në vitin 2012 kam dëgjuar se jeton në Podujevë", ka thënë ai.

Karphamar përmend një rast kur oficer britanik i kishin kërkuar këshillë si të veprojnë pasi kishin hasur në persona të uniformuar të UÇK-së në vijën administrative me Serbinë tek Podujeva duke sulmuar shtëpitë serbe.

"I kemi ndaluar këta persona dhe në kohën kur po çarmatoseshin erdhën ushtarët amerikanë dhe kërkuan lirimin e tyre. Anglezët nuk dinën si të sillen, unë nuk kisha çfarë të bëja se kjo ishte përgjegjësi e KFOR-it dhe e zgjidhën këtë pa UNMIK-un ", ka thënë Karphamar.

Ai kujton se në kohën e kreut të UNMIK-ut Bernard Kushner ndonëse kishte detyrën e gjyqtarit për çdo gjë është pyetur zëvendësi i tij amerikani Xhek Kou.

"Atë komanda e KFOR-it e ka dëgjuar pa hezitim dhe pa ushtarët e misionit paqeruajtës policia e UNMIK0ut ishte e pafuqishme ", ka thënë Karphamar.

Karphamar ka thënë se për rrëmbimin e serbëve dhe tregtinë me organe ka dëgjuar nga dr Zoran Stankoviç pas një nxjerrje të trupave dhe më pas e ka njoftuar prokurorin e atëhershme Karla del Ponte, por ajo nuk ishte interesuar fare.

Lidhur me raportin e Dik Marti dhe Gjykatës së Hagës për krime nga shqiptarët , Karphamar është pesimist.

"Pas 10 viteve nga raporti i Martit dhe 20 vite nga krimet, nuk është reale që të gjykohen kryesit e tyre” ka thënë Karphamar.

Lidhur me bombardimet e NATO-së, Karphamar thotë të ketë dëgjuar nga udhëheqësit amerikanë ku ka punuar se bombardimi i Serbisë ishte planifikuar nga shërbimet kundër-zbuluese me qëllim që Kosova të ndahet nga Serbia dhe atje të vendoset baza e forcave të saj.

Karphamar ka theksuar se mahnitet me serbët që kanë mbetur të jetojnë në Kosovë.

Ata që nga viti 1999 nuk kanë pasur rast të jetojnë si bota normale, ndonëse njësi të KFOR-it kanë bërë shumë në mbrojtjen e tyre. Personalisht mendoj se faktorët ndërkombëtar që janë gjetur në Kosovë në misionet e KFOR-it dhe UNMIK-ut turpërohen kur kujtojnë ato ditë “ ka thënë Karphamar shkruan mediumi serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat