Ivica Daçiq: Në Paris, Hashim Thaçi është më i mposhturi

Lajme

Ivica Daçiq: Në Paris, Hashim Thaçi është më i mposhturi

Nga: N.Sh Më: 24 qershor 2019 Në ora: 14:16
Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se, ka qenë shumë i pritshëm takimi i Parisit.

Siç tha ai, dihej se Presidenti francez Emanuel Makron nuk do të planifikonte një takim të tillë nëse Kosova nuk heq taksat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, shkruan Beta serbe, transmeton gazeta “Bota sot”.

Daçiç, duke iu përgjigjur pyetjes nëse anulimi i takimit të Parisit mund të interpretohej si një humbje, ai shprehet se Hashim Thaçi është më i humburi në këtë rast.

"Ishte një mundësi për të thyer dialogun", tha Daçiç në një konferencë shtypi me ministrin e jashtëm norvegjez Inom Eriksen Sorajde dhe shtoi se Serbia nuk është një pengesë.

"Ne po kërkojmë vetëm që masat që janë pengesë për dialogun, domethënë taksat që janë masa politike dhe jo ekonomike, duhet të shfuqizohen para se të vazhdohet dialogu", tha Daçiç duke deklaruar se Beogradi dëshiron që një dialog të vijë në një zgjidhje.

"Është e rëndësishme për ne që të gjejmë një zgjidhje kompromisi që nuk mund të imponohet", tha Daçiç dhe shpjegoi se kompromisi nuk nënkupton që Beogradit duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat