Këtë foto të gruas më të fuqishme në botë Angela Merkel, po e duartroket krejt interneti

Lajme

Këtë foto të gruas më të fuqishme në botë Angela Merkel, po e duartroket krejt interneti

Nga: A.Zh Më: 24 qershor 2019 Në ora: 15:45
Angela Merkel duke ia paguar vet paratë arkatares

Është një nga femrat më të fuqishme në botë, por Angela Merkel bën një jetë të thjeshtë.

Kjo dëshmohet edhe në një fotografi që është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku kancelarja e Gjermanisë shihet duke blerë në një market, përcjell Bota sot.

Merkel shihet duke ia paguar vet paratë arkatares, përkundër që këtë do të mund ta bënte dikush nga njerëzit e saj.

E kjo pikërisht e bën atë një ndër politikanet më të admirueshme, e cila edhe përkundër mundësive, nuk bën jetë luksi, por preferon thjeshtësinë. Një shembull për t'u ndjekur edhe nga politikanët e Kosovës./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat