Miliç: Shtimi i katër komunave në Kushtetutë, Milivojeviç: Me atë e pranojmë Kosovën

Lajme

Miliç: Shtimi i katër komunave në Kushtetutë, Milivojeviç: Me atë e pranojmë Kosovën

Nga: F.B Më: 24 qershor 2019 Në ora: 22:06
Zoran Milojeviç

Ndryshimi i preambulës së Kushtetutës se katër komunat e veriut të Kosovë janë pjesë e Serbisë nuk do kontribuonte në pozitën tonë biseduese ka thënë diplomati serb Zoran Milojeviç, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Milivojeviç duke komentuar propozimin e kryetares së Qendrës për Studime Euroatlantike Jelena Miliç ka thënë se ndryshimi eventual i preambulës së Kushtetutës përkatësisht katër komunat në veri të bëhen pjesë përbërëse e Serbisë, nuk do kontribuonte në pozitën tonë ndërkombëtare.

Një propozim i këtillë sipas tij, do thoshte njohje paraprake e Kosovës dhe shmangie e rezolutës 1244 të OKB-së

"Nuk jam i sigurt si do pranonin këtë akt të një anshëm faktorët kyç ndërkombëtar, duke pasur parasysh raportin ndaj kufijve dhe statusit të Kosovës që është definuar në KS të OKB-së duke u mbështetur në rezolutën 1244", ka thënë Milivojeviç.

Ai ka thënë se çdo ndryshim i statusit të Kosovës duhet të kaloj përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, andaj nuk është i sigurt si do pranohej një lëshim i tillë i Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare dhe vetë shqiptarëve por edhe qytetarëve të Serbisë.

"Kaur të kryhet ndryshimi i pozitës kushtetuese të shtetit, atëherë është e nevojshme që kjo të kaloj përmes referendumit, Ndryshimi i tillë i preambulës nuk do mund të kalonte me akt të njëanshëm apo vetëm me vendim politik ",tha Milivojeviç.

Ai konstatoi se nuk mbështet propozimin që do sillte në pyetje statusin e Kosovës në përbërje të Serbisë.

Në presionet të vazhdueshme dhe akte të njëanshme Prishtina ka definuar pozitën e saj biseduese dhe “ ka ngulit” dialogun. Beograd sipas mendimit të kryetares së Qendrës Euroatlantike Miliç ka thënë se Qeveria duhet të përgjigjet me ndryshimin e preambulës dhe futjen e katër komunave të Kosovës si pjesë përbërëse të Serbisë ". "Me çka Serbia do forconte pozitën. Ne do kishim qëndrim proaktiv dhe të padhunueshëm. Nuk do të provokonim në siguri, do krijonim mundës për më shumë opsione dhe faktor në formatin ri ", ka sqaruar kryetarja e Qendrës Jelena Miliç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat