Gjetje e verifikuar - zbulohet vrasësi i kolonel Ahmet Krasniqit

Lajme

Gjetje e verifikuar - zbulohet vrasësi i kolonel Ahmet Krasniqit

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 09:36
Gjetje e verifikuar - zbulohet vrasësi i kolonel Ahmet Krasniqit

Pas një hulumtimi 20-vjeçar, ku pengesat për marrjen e informacionit cilësor dhe të verifikuar institucionalisht kanë qenë të pashmangshme, më në fund, Redaksia e Informatorit Lidhja e Prizrenit, ka arritur të sigurojë dëshmi të mjaftueshme përmes të cilave identifikohet vrasësi i Ministrit të Parë të Luftës, kolonelit Ahmet Krasniqi.

Më datën 21 shtator të vitit 1998, në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, kolonelin Ahmet Krasniqi e ka ekzekutuar Feriz Kërnaja.

Urdhërdhënësit dhe pretekskrijuesit*1 e vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi, për shërbimin e kryer, vrasësit ia kanë paguar 250 000 DM (marka gjermane). Kjo shumë marramendëse për kohën e atëhershme, vrasësit Feriz Kërnaja i është dorëzuar nga njëri prej komandantëve kryesor të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së (emri i njohur për stafin hulumtues të redaksisë)./BKD

Image

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat