Gjuriq: Presioni i ri i Prishtinës, Serbia do gjej mënyrën

Lajme

Gjuriq: Presioni i ri i Prishtinës, Serbia do gjej mënyrën

Nga: F.B Më: 25 qershor 2019 Në ora: 11:10
Marko Gjuriq

I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë Marko Gjuriq ka shprehur shqetësimin rreth presioneve shtesë të Prishtinës ndaj serbëve në veri, duke iu prerë të gjitha kanalet e furnizimit me artikujt e nevojshëm ushqimor nga Serbia, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka thënë se megjithatë Serbia do gjej mënyrën që të i furnizoj dhe të ofroj mallra për banorët atje.

Këtë sipas Gjuriq , Prishtina e bazon në marrëveshjen e 23 shkurtit 2012 kur ish-zëvendës ministri Borko Stevanoviç ka nënshkruar marrëveshjen për vendosjen e policisë së Kosovës në kalimet në Jarinje dhe Bernjak.

''Policia kufitare po rrëmben kampion dhe kombi-bus me mall, ndërsa në Mitrovicë ka mungesa ushqimore, por ne do gjejmë mënyrën që të ofrojmë gjërat e nevojshme për popullin tonë, prandaj serbët mos të brengosen'', porosit Gjuriq.

Ai ka përsëritur se Serbia planifikon realizimin e 140 projekteve për serbët në Kosovë, shumë prej të cilave do përurohen me 28 qershor në Vidovdan.

Me 12 korrik ai njoftoi se do lëshohet objekti i ri i Banjës në banjë, ku do ketë pishina edhe të hapura edhe të mbyllura.

Sipas tij deklaratat e disa ish-zyrtarëve edhe oficerëve që kanë qenë në Kosovë për situatën asokohe, nuk janë befasi, pasi prokuroria serbe ka lëndë “ të trasha” për atë që kanë bërë pjesëtarët e UÇK-së, që dëshmohet se në listën personave të kërkuar Interpol akoma janë Thaçi, Veseli dhe Haradinaj.

Për Serbinë është me rëndësi që ata që kanë kryer krime të dalin para gjyqit kjo edhe për shkak të familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre.

Për shumë vende shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 ishte vulë, por fal përpjekjeve dhe angazhimit diplomatik sot Serbia është rikthyer në lojë dhe në ruajtjen e interesave të saj.

''Sot të gjithë e kanë të qartë se pa Serbinë nuk ka zgjidhje” ka thënë Gjuriq, duke përkujtuar se 13 vende kanë tërhequr njohjet, në 9 organizata është pamundësuar anëtarësimi i Kosovës, ndërsa kritikohemi si pushtet se Kosova u pranua në asociacionet sportive.

“Këtë e bëjnë Vuk Jeremiç dhe Dragan Gjilas dhe përfaqësuesi i tyre Jakshiq në Kosovë që ka bërë ftesë që të votohet Gonxhe Çaushi',ka thënë ai.

Ata që kritikojnë pushtetin dhe kreun e shtetit iu pengon që në MInsk u ruajt dinjiteti i Serbisë, kur u refuzua pjesëmarrja në hapje të lojërave evropiane ku defiloi Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat