Gjuriq ankohet se janë mbyllur rrugët e furnizimit me ushqime të serbëve në veri

Lajme

Gjuriq ankohet se janë mbyllur rrugët e furnizimit me ushqime të serbëve në veri

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 12:06
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë në televizionin Pink se shqiptarët gjatë ditëve të fundit kanë mbyllur kanalet e furnizimit me artikuj themelorë jetësorë nga Serbia qendrore.

Sipas tij tashmë ka nisur të shfaqen mungesa artikujsh në komunat në veri të Kosovës duke shtuar se "Serbia do të gjejë mënyrë për të dërguar mallra për popullin e saj”.

Sipas tij Serbia është duke realizuar 140 projekte për të ndihmuar serbët në Kosovë dhe se ka përfunduar njëri nga projektet strategjike - ujësjellësi rajonal për veriun e Kosovës, i cili do të lëshohet në punë më 28 qershor, për ‘Vidovdan’.  

KosovaPress ka raportuar se serbët në veri kanë paralajmëruar një ‘katastrofë humanitare’ në komunat me shumicë serbe, por dje ekipi i KosovaPress ka qëndruar në pjesën veriore të Mitrovicës por që nuk ka parë se ka diqka të vërtetë në paralajmërimet e serbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat