Nëna në telefon, fëmija 1 vjeç bie nga ballkoni

Lajme

Nëna në telefon, fëmija 1 vjeç bie nga ballkoni

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 15:15
Pamje nga video

Një shpërqendrim i vogël, mund të kishte përfunduar në tragjedi. Një fëmijë rrëshqiti nga një ballkon para syve të nënës, e cila ishte duke folur në telefon.

Disa kamera sigurie kanë filmuar vogëlushin 1 vjeç, teksa binte nga ballkoni i një pallati në ndërtim në Medellin të Kolumbisë.

Gruaja arrin me ashensor në katin e dëshiruar të një godine në ndërtim, ku ndodhen disa zyra dhe duke folur në telefon duket e përqendruar pas bisedës, kështu që fëmija u largua prej saj dhe u drejtua për në ballkonin i cili ishte pa mbrojtje.

Kështu fëmija rrëshqet dhe bie poshtë dhe në atë moment gruaja kupton që fëmija rrëshqet, tenton ta kapë fluturimthi dhe fatmirësisht ia del.

Gruaja arrin që ta kapë dhe ndërkohë disa persona i vijnë në ndihmë, duke e ngritur fëmijën lartë.

Video është publikuar në rrjetet sociale dhe pamjet janë vërtetë shqetësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat