Vdes dhe ringjallet pas 27 minutash, mesazhi që solli nga jeta e përtejme

Lajme

Vdes dhe ringjallet pas 27 minutash, mesazhi që solli nga jeta e përtejme

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 22:46
Tina Hines

Një grua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka befasuar jo pak me deklaratën e saj.

Tina Hines, nga Arizona pësoi një atak kardiak dhe “u derdh” përtokë pasi i ndaloi zemra.

Bashkëshorti i Tinas, i cili ishte pranë saj gjatë kohës që i ndodhi kjo gjë, i dha ndihmën e shpejtë, duke i shtypur kraharorin derisa erdhi ndihma e shpejtë.

Mjekët përdorën pajisjet për ta rikthyer në jetë dhe i gjithë procesi zgjati për 27 minuta.

Pasi u përmend plotësisht, gruaja kërkoi diçka për të shkruajtur, pasi nuk mund të fliste.

Mesazhi që ajo shkruajti ishte: “It’s Real”, ose në shqip “Është e vërtetë”.

Kur iu kthye e folura, Tina tregoi se kishte parë parajsën, dhe se gjithçka ishte shumë e gjallë, me ngjyra të ndezura e të qarta.

Mesazhin e Tina Hines, mbesa e saj e bëri tatuazh.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat