Veprimtari Sali Rexhaj e ka kritikuar ashpër ministrin Besim beqar i cili ka dhënë para nga buxheti i Kosovës për frizere.
Rexhaj përmes një postimi në Facebook, shprehet se Beqaj do të mbetet në histori për absurditet dhe keqpërdorim e banalizim deri në poshtërim të pushtetit.
“Besim Beqaj i Kalanit Kriminal Pronto do të mbetet në histori për absurditet dhe keqpërdorim e banalizim deri në poshtërim të pushtetit.
Nuk besoj se ka ministër në botë i cili i ka subvencionuar rrojtoret-frizerkat.
Ky është inovacion me përmasa kriminale globale”, shkruan Rexhaj.