Serbët e Gorazhdecit: Na kanë vrarë dhe plaçkitur tash po na helmojnë

Lajme

Serbët e Gorazhdecit: Na kanë vrarë dhe plaçkitur tash po na helmojnë

Nga: F. B. Më: 26 qershor 2019 Në ora: 11:20
Serbët duke protestuar

Serbët në Peja janë të nënshtruar presioneve të ndryshme nga shqiptarët, biznesmeni ka blerë fabrikën e lëkurës dhe e ka shndërruar atë në depo të mbeturinave të helmuara, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Na i kanë vrarë dy fëmijë tek lumi, shumë tjerë janë plagosur, kanë shtënë në shtëpitë tona, na kanë dëmtuar lapidarin e viktimave në qendër të fshatit. Na plaçkitën dhe sulmuan me vite, ndërsa më hapin  e ri të shqiptarëve të fuqishëm duan që të na shkatërrojnë dhe dëbojnë nga këtu.

Kështu thuajse njëzëri flasin banorët e Gorazhdecit afër Pejës që përkundër presioneve të shumta, rreth 800 prej tyre vazhdojnë të jetojnë në këtë lokalitet. Në enklavën pranë lumit Bistrica në tokën e pëlleshme ata janë “ruajtësit” më të afërt të Deçanit dhe Patriarkanës së Pejës. Kohëve të fundit sipas tyre ata po përballen me presioni e një biznesmeni që ka marr fabrikën e lëkurës dhe e ka shndërruar atë në depo të materieve të rrezikshme!

Pronari i kompanisë “Shala-Sëiss” nga Peja me kamionë sjell materie të rrezikshme në bure, gjë që ka nxit protestën e banorëve lokalë, një tjetër do mbahet nesër.

“Kamioni i parë ka ardhur para rreth një muaji dhe kishte 18 bure, sot numri ka arritur në rreth 150” thonë banorët duke njoftuar s kampioni që sjell këto materie përcillet nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës dhe ndihma e parë.

“Sipas njohurive tona në bure ka mbeturina kimik që me mjete të BE-së sipas projektit duhej të vendoseshin në depo diku afër Fushë Kosovës. Si kemi mësuar jo zyrtarisht këto materie të rrezikshme  vijnë nga Shqipëria dhe Italia. Kur sjellin këto materie nuk na lejojnë që të afrohemi por kemi bërë foto nga larg” thonë ata.

Milosh Dimitrijeviç kryetar i organeve të përkohshme të komunës së Pejës ka pyetur – nëse në këto bure nuk ka materie të rrezikshme pse ato gjatë transportimit përcillen nga KFOR-i, Policia dhe FSK së bashku me autoambulancën?

Fabrika kështu u shndërruar në depo “Jemi dëshmitar se afër ndërtesës ku qëndron cisterna  kanë ngordhur disa zogj. Çka të presim ne. Ndoshta jemi më reziston por me kalimin e kohës mund të helmohemi thonë me hidhërim banorët e Gorazhdecit që nuk po gjejnë mbështetje tek pushteti lokal dhe KFOR-i.

“Për shkak të deponimit të këtyre materieve kanë protestuar edhe shqiptarët nga fshatrat përreth që kanë paraqitur rastin në Gjykatën e Pejës por ende nuk ka asnjë masë.

Për këtë kërkojmë ekspertë që të bindemi se për çka bëhet fjalë dhe a janë të dëmshme për shëndet këto materie. Në të kundërtën hapi që na mbetet është braktisja e pronave tona ka thënë Dimitrijeviç.

Ai ka njoftuar se pas insistimit pjesëtarët e KFOR-it italian kanë marr mostrat për të hulumtuar rastin e këtyre materieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat