Si e varrosi marrëveshjen e Brukselit pushteti i Kosovës

Lajme

Si e varrosi marrëveshjen e Brukselit pushteti i Kosovës

Nga: F. B. Më: 26 qershor 2019 Në ora: 12:25
Parlamenti Evropian

Nëse BE nuk ia del që të detyroj shqiptarët që të heqin taksën, kjo do të thotë se askush nuk mund të na garantoj se diçka nga marrëveshja e Brukselit mund të realizohet. Duhet të anulojmë marrëveshjen dhe të ri-vendosim gjendjen që ka ekzistuar në Kosovë para 6 viteve ka thënë analisti Dragomir Angjelkoviç, shkruan “Politika”, përcjell “Bota Sot”.

Kyçja e Uashingtonit dhe Moskës në bisedimet e Beogradit me Prishtinën është një nga zgjidhjet që marrëveshja e Brukselit përsëri të  notoj në sipërfaqe. Ndonëse të dy palët thonë se dialogu nuk ka alternativë dhe se konflikti i ngrirë nuk i konvenon asnjërës palë, institucionet e Kosovës  kanë hedhur poshtë çdo mundësi të heqin taksën , në çka Beogradi po përgatit kundërmasa. Pas shtyrjes së samitit të Parisit nuk dihet kur dhe çfarë formati mund të vazhdoj dialogu. Administrata në shkuarje e BE-së nuk është në gjendje të sjell deri në fund procesin dhe është logjike që në proces të kyçet autoriteti më i madh për shqiptarët – Uashingtoni apo Moska që do ishte garant për Beogradin dhe çdo gjë të diskutohet me respektim të ndërsjellë në tavolinë.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se ka pasur pritje të mëdha nga samiti në Paris sepse është ditur se presidenti francez Makron nuk do caktoj takim nëse Prishtina nuk heq taksën. Ai ka thënë se humbës më i madh është Thaçi, pasi ka deklaruar se Kosova është shënjuar si shkaktar i shtyrjes së samitit

“Samiti ishte mundësi që të zhbllokohet dialogu, ne vetëm duam që të hiqen pengesat e dialogut, taksat që janë politike e jo ekonomike”, tha Daçiq duke përsëritur se Beogradi do të arrihet zgjidhja përmes dialogut. „Për ne me rëndësi jetësore është gjetja e zgjidhjes së kompromisit. Kjo zgjidhje nuk mund të jetë imponimi i njohjes së pavarësisë së Kosovës në të gjithë territorin, ky nuk mund të jetë kompromis”, tha  Daçiq.

Shtyrja e samitit të Parisit për shumëkënd është sinjal se ShBA mund të  kyçet në këtë proces, Daçiq ka thënë se nuk ka njoftime për ndryshim formati, nëse arrihet marrëveshja ajo duhet verifikohet në OKB ku do jenë Kina, Rusia edhe ShBA.

Ambasadori amerikan në Serbi Kajl Skot hedhë poshtë mundësinë që ShBA të kyçet më aktivisht në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është puna e BE-së ndërsa zgjidhja e përhershme duhet gjendet mes Prishtinës edhe Beogradit. „Nuk mundet bashkësia ndërkombëtare, duhet gjendet zgjidhja e aplikueshme dhe realizueshme. Ne jemi të hapur për zgjidhje që pajtohen palët dhe nuk ka zgjidhje pa bisedime”, ka thënë Skot.

Ambasadori rus në Beograd Aleksandar Çepurin ka hedhur poshtë spekulimet se Moska po bënë “tregti” me perëndimin në lidhje me Kosovën. Ai ka deklaruar se Rusia është e gatshme të ndihmoj dhe do mbështes Serbinë në kërkesat legjitime. Ndërsa lidhur me “tregtinë” ky është fjalor i rivalëve politikë, miqësia jonë me serbët është e sinqertë” tha Çepurin.

Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin ka thënë se territori i Kosovës është në administrimin e përkohshëm të OKB0së dhe është burimi kryesor i jo stabilitetit he është e qartë se Prishtina me bisedime nuk fiton shtetësinë, që kanë shpresuar. „ Ne kemi pranuar në një formë të bisedimeve nënë ombrellën e BE-së dhe derisa nuk ka pajtim nuk ka kyçje të Amerikës apo ndonjë vendi tjetër” ka thënë Vulin duke shtuar se shqiptarët ikin nga çdo lloj bisedime.

Analisti politik Dragomir Angjelkoviç ka thënë se ka pritur se shqiptarët e Kosovës të jenë të qëndrueshëm dhe nuk do heqin lehtë taksën, por nuk ka pritur nga BE që të jetë kaq e butë. Ai thotë se ka qenë i bindur se Brukseli do ndërmerr diçka për të i bindur se kokëfortësia nuk shpaguhet.

“Brukseli në këtë rast ka dështuar dhe ka lejuar Prishtinën që të veproj  në mënyrë ekstreme. BE kështu ka humbur kredibilitetin dhe marrëveshja e Brukselit është e vdekur. Kjo është porosi me rëndësi për Beogradin për gjithçka që ka garantuar BE, si do realizohet ajo nëse nuk detyrohet Prishtina të heq taksën. Është e nevojshme që të anulojmë marrëveshjen e Brukselit dhe të kthejmë gjendjen e para 6 viteve në Kosovë”, ka thënë Angjelkoviç që mendon se kyçja e ShBA-ve dhe Rusisë do ishte zgjidhje për rezultat konkret diplomatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat