Deputeti I Bundestagut Kesnter: Kosova është Serbi ishim nën ndikimin e propagandës

Lajme

Deputeti I Bundestagut Kesnter: Kosova është Serbi ishim nën ndikimin e propagandës

Nga: F.B Më: 26 qershor 2019 Në ora: 17:06
Jens Kestner

Kur kam ardhur në Kosovë kam parë një pasqyrë tjetër sepse vetëm serbët janë paraqitur si djem të këqij, ka thënë deputeti Jens Kestner deputet I Aleternativës për Gjermani, shkruan “Politika” përcjell “Bota Sot”

Shtyrja e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës të parashikuara në Paris është porosi e keqe ka vlerësuar për RTS parlamentari gjerman, që vlerëson se çështja e Kosovës duhet zgjidhet duke u nis baza tjera.

Të njëjtin qëndrim e kishte edhe në vitin 1999 dhe ishte ndër të paktët që ka thënë se Serbia në Kosovë po përballet me terroristët dhe në atë u vërtetua gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë si pjesë e KFOR-it.

Anëtari i Alternativës për Gjermani dhe deputeti Kestner ka thënë se zgjidhja duhet të kërkohet në bisedimet mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Shtyrja e bisedimeve dëshmon paaftësinë zgjidhjes së kësaj çështje. Ne në plan të parë kemi BE, por faktorët ShBA dhe Rusia janë ata që kanë interesa këtu. Evropa mund të propozoj zgjidhje por atë duhet ta gjejnë serbët dhe shqiptarët në bisedime. Nëse përcaktimi i kufirit është i mundshëm për këtë duhen deklarohen Beogradi dhe Prishtina, por ajo duhet mbështetet nga popujt.

A mund të ketë anëtarësim më të shpejtë nëse Serbia pranon përcaktimin e kufirit është pyetur Kestner. “Serbia në vitin 1999 u tërhoq me pushtet nga Kosova dhe atje është ndërtuar pushtet tjetër dhe ushtri tjetër. Tash kemi status quo që nuk mund qëndroj. Kuptoj se 80 për qind e popullit nuk mbështet heqjen dorë nga territori. Për mua Kosova është Serbi. Por ç’formim i pushtetit në Prishtinë është jo real. Vuçiq shprehet se lëshimet janë të mirë, po Serbia po jep çdo gjë e Thaçi nuk mendon për lëshime se mbështetet nga forcat e mëdha edhe Evropa.

Ishit të vetmit në vitin 1999 që keni thënë se Serbia në Kosovë po përballet me kriminel e terroristë, Kestner tha” Para vitit 1999 në Gjermani ishim nën ndikim të propagandës për rrezikimin e shqiptarëve që ishte shkas për bombardime. Kosovën unë e kam parë ndryshe, atje serbët ishin djem të këqij. Erdhëm të mbrojmë shqiptarët, por kuptuam si ata urrejnë serbët, kam kuptuar se kjo nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës.

Ka apel në Gjermani për tërheqjen e njohjes, nga vjen dhe sa ka reale në atë nismë kanë pyetur gazetarët, ai tha “Në kontestin e pushtetit aktual në Berlin vështirë të ndodhin ndryshime në këtë politikë. Partia ime Alternativa për Gjermani nuk mbështet qeverinë, sepse baza e pushtetit në Kosovë bazohen në krim. Në Kosovë në pushtet janë kriminelë të luftës, vështirë të bisedohet me ata për zgjidhjen e mundshme; ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat