Tomas Shib: Dialogu nuk është i vdekur, vetëm se aktualisht nuk ndodhë

Lajme

Tomas Shib: Dialogu nuk është i vdekur, vetëm se aktualisht nuk ndodhë

Nga: F.B Më: 26 qershor 2019 Në ora: 23:06
Tomas Shib

Ambasadori gjerman në Serbi Tomas Shib ka deklaruar se dialogu i Brukselit nuk është i vdekur, ndonëse me 1 korrik nuk do të mbahet takimi i paralajmëruar në Paris, ku organizatorët Franca dhe Gjermania u dashtë të takojnë delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit, shkruan “Danas” përcjell “Bota Sot”.

"Dialogu nuk ka vdekur, por aktualisht nuk ndodhë", ka thënë Shib në një emision në Tv Vojvodina.

Sipas tij ideja dhe qëllimi nuk ishte të zëvendësohet roli i BE-së dhe të ndryshohet formati, por që të mbështet formati aktual dhe të zhvillohen bisedimet. Në pyetjen shtyrja e samitit për kënd është humbje, ai ka thënë se qëllimi është që të niset përsëri dialogu.

„Ky është qëllimi ynë, nuk duam që në këtë bisedë të kemi fitues edhe humbës “, ka thënë ambasadori gjerman duke shtuar se taksat duhet të hiqen.

Ai përkujtoi se Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe qëllimi i dialogut është normalizimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, por Gjermania nuk parashikon rezultatin e dialogut.

„Rezultati duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe juridikisht i obligueshëm që kontribuon në stabilitetin e regjionit “, tha Shib.

Në lidhje me përcaktimin e kufirit dhe shkëmbimin e territorit, ai tha se kancelaria Merkel ka qenë e qartë, Gjermania ka rezerva ndaj kësaj ideje dhe mendon se ajo nuk është e mirë.

Lidhur me takimin ndërqeveritar ku Serbia do hap vetëm një kapitull nuk do ishte zhvillim “negativ” nëse do mbylleshin më shumë kapituj se që hapen. Hapja e kapitujve varet nga reformat dhe raporti i përparimit të Serbisë që ka përpiluar Komisioni Evropian

„Ka perspektivë të qartë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor” tha ai duke shtuar se nuk sheh kundërthënie mes domosdoshmërisë për reforma të brendshme dhe vazhdimit të procesit të zgjerimit.

Lidhur me situatën në media, ai tha se nuk është “ideale” duke vlerësuar se nga miratimi i ligjit më e rëndësishme është aplikimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat