Emigrimi nga Serbia: Vetëm një e treta nuk do të ikin nga shtëpia!

Lajme

Emigrimi nga Serbia: Vetëm një e treta nuk do të ikin nga shtëpia!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 27 qershor 2019 Në ora: 08:27
Ilustrim

Në 15 vitet e fundit prej Serbisë janë shpërngulur rreth 500 mijë njerëz, flasin të dhënat e OSBE-së. Zyra Statistikore e Republikës së Serbisë, nuk përpunon të dhënat e migracionit jashtë vendit, por rezultatet e sondazheve të ndryshme tregojnë se kjo lëvizje sillet nga  15 mijë në 60 mijë njerëz në vit!

Regjistrimi i fundit i vitit 2011, tregon se deri në 45 për qind e popullsisë së Serbisë deri në 28 vjet janë përfshirë në migrim. Ka pasur pak më shumë se 120,000 në migracionin e brendshëm, me një moshë mesatare prej 34.3 vjetësh.

Një nga hulumtimet që merret posaçërisht me qëndrimet dhe synimet e popullsisë për migrimi në katër njësi të vetëqeverisjes lokale - Zajeçar, Leskovc, Zrenjanin dhe Uzhicë, është kryer, kohët e fundit, nga Fakulteti i Gjeografisë i Universitetit të Beogradit.

Rezultatet tregojnë se edhe gjysma e të anketuarve konsiderojnë se në 10 vitet e fundit shumë më tepër njerëz po largohen nga Serbia, 34 për qind mendojnë se ka më shumë prej tyre, dhe pjesa tjetër e të anketuarve nuk kanë qëndrime për këtë çështje ose theksojnë se ato janë më pak.

- Në pyetjen se a do të largohen nga vendlindja, pothuajse 70 për qind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht, ndonëse thuhet nga  disa shpesh dhe të tjerët ndonjëherë – thuhet në  hulumtimi. - Diçka më pak se 30 për qind nuk mendojnë për këtë mundësi. Ndër faktorët vendimtarë për të qëndruar në vendlindja, shumica e theksojnë lidhjen me familjen dhe miqtë, pastaj vijnë çështje e zgjidhjes së strehimit dhe një ndjenja e  përkatësisë. Pjesa më e vogël janë shprehur se janë të kënaqur me punën, stilin dhe cilësinë e jetës në qytetin e lindjes.

Nguten për trenin e fundit

Nga ana tjetër, faktorët vendimtarë për të lëvizur sipas Hulumtimit të të anketuarve janë situata e keqe ekonomike, pagesa e punës, pamundësia për ta gjetur punë, korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit. Është interesante se të anketuarit u përgjigjën në një kontekst negativ në pyetjen konkrete rreth mundësisë së zhvendosjes në vitin e ardhshëm. Kështu, 32 për qind nuk mendojnë për migrim, 27 për qind përgjigje pak, ndërsa për 16 për qind mundësia është shumë e vogël. Vetëm një e katërta e tyre përgjigjen pozitivisht për në periudhën prej një viti.

Në listën e vendeve të mundshme të zhvendosjes, shumica e tyre janë vënë jashtë vendit - rreth 46 për qind, ndërsa rreth 20 për qind thonë se duan të shkojnë në Beograd ose në ndonjë komunë tjetër.

Puna i lidh me vendlindjen

Arsyeja më e rëndësishme për të qëndruar të rinjtë në moshën 20 dhe 24 vjeç është mundësia më e madhe e punësimit dhe një mjedis më i shëndetshëm dhe më i pastër. për ata pak më të vjetër është e rëndësishme që të ketë të njëjtat shanse për avancim, ndërsa prindërit me fëmijë të vegjël dhe të moshuar mendojnë se përparim më të madh duhet të bëhen në kujdesin social dhe shëndetësor. Koha e lirë është një segment i rëndësishëm për popullatën më pakt të arsimuar dhe një mjedis më i mirë për të arsimuarit e lartë, bëhet e ditur të sipas Gazetës “Vecernje Novosti”, nga Beogradi, të datës 26.06.2019).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat