Lista Serbe sulmon Trajkoviqin: Rada është mësuar të veprojë në turbullirë

Lajme

Lista Serbe sulmon Trajkoviqin: Rada është mësuar të veprojë në turbullirë

Nga: F.B Më: 27 qershor 2019 Në ora: 09:21
Rada Trajkoviq

 Serbët e Kosovës janë absolutisht unik dhe të vendosur që të i kundërvihen vuajtjes së Prishtinës në çka jemi dëshmitarë të gjithë në javët e shkuara, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Rada Trajkoviq me paaftësinë e saj që të mbështes popullin e saj edhe njëherë po tregon çfarë është.

Sipas kumtesës së Listes Serbe, Trajkoviq me hutinë e saj dëshiron të hutoj serbët e Kosovës të cilët absolutisht e janë të qartë çka po ndodhë dhe prej nga iu vjen rreziku.

Serben e dikurshme të Kosovës, tash nga “Savski Venac” po hidhërohet nga fakti se gjërat janë shumë të qarta thuhet në kumtesën e LS.

"Rada Trajkoviç është mësuar të veproj në turbullirë, në situatën në të cilën askush askujt nuk i beson ku fqinji tronditet nga fqinji sepse kjo është atmosfera në të cilën ajo dhe njerëzit si ajo nuk mund të bëjnë kombinime që vetës të ia ngritin çmimin” porosit LS.

Ta porosisin Trajkoviqin që nëse nuk ka çka të thotë apo nuk do të ndihmoj, më mirë të heshtë” të rrijë aty ku është apo kënaqet në bregdet”.

"Sepse ne në Kosovë na pret luftë e rreptë të mbijetojmë dhe të ruajmë drejtat tona dhe dinjitetin njerëzor dhe nuk duhet të na ndihmojnë as ajo as shefat e saj. Është e qartë për kënd dhe dobinë  e kujt punojnë ", thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat