Drashkoviç në prag të “Vidovdanit”: Miqësia me popullin shumicë shqiptar

Lajme

Drashkoviç në prag të “Vidovdanit”: Miqësia me popullin shumicë shqiptar

Nga: F.B. Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:23
Vuk Drashkoviç

Kryetari i Partisë së Lëvizjes së Rimëkëmbjes Serbe (SPO), Vuk Drashkoviç ka porositur në prag të shënimit të “Vidovdanit” se popullit serb i duhet domosdo marrëveshja dhe miqësia me popullin shqiptarë në Kosovë, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

"Në Kosovë kemi kujtesën historike, ndërsa në Metohi kemi kishat dhe manastiret. Jemi të obliguar që të luftojmë për mbetjen dhe forcimin e popullit serb në atë vend. Këtë duhet dhe mundemi ta bëjmë vetëm me marrëveshje dhe miqësi me popullin shumicë shqiptar", ka thënë  Drashkoviç në "porosinë e Vidovdanit", ka kumtuar SPO.

Me këtë rast kryetari i SPO, Drashkoviç të gjithë qytetarëve të Serbisë iu ka uruar Vidovdanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat