Ministri serb: E gjithë Kosova është Serbi, këta janë kufijtë për të cilët nuk ka kompromis

Lajme

Ministri serb: E gjithë Kosova është Serbi, këta janë kufijtë për të cilët nuk ka kompromis

Nga: F.B. Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:45
Nenad Popoviç

Ministri i ngarkuar me Zhvillim teknologjik dhe Inovacion dhe lideri i Partisë Popullore Serbe (SNP), Nenad Popoviç ka vlerësuar sot se “E gjithë Kosova është Serbi” dhe se këta janë “kufijtë për të cilët nuk ka kompromis nëse duam të mbetemi popull i Lazarit dhe Vidovdanit”, shkruan “Beta”, përcjell “Bota Sot”.

Duke nënvizuar se për serbët “nuk ka vlerë më të madhe se liria shtetërore dhe kombëtare dhe ruajtja e fytyrës dhe nderit”, Popoviç ka tërhequr vërejtjen se “nëse sot heqim dorë nga Kosova dhe në çfarëdo mënyrë tentojmë të tregtojmë, për shkak të premtimeve të rrejshme të fuqishmëve të botës së sotme, do të humbim nderin, do heqim dorë nga vetja dhe gjeneratës së ardhme të serbëve nuk iu lëmë as shembull as hapësirë që ndonjëherë të kthehet Kosova e okupuar".

"Lаzаr në Kosovën e shenjtë thellë e ka ditur edhe përkohësisht në forcën e armikut humbim lirinë dhe ruajmë me luftë nderin tonë dhe dinjitetin, ata si shembuj të shenjtë do nxisnin gjeneratat e ardhshme të serbëve që në rrethana më të mira të kthejnë lirinë e rrëmbyer, shtetin dhe territorin gjë që edhe do të ndodhë”, ka thënë ministri në deklaratë të nënshkruar me rastin e Vidovdanit transmeton SNP.

Popoviç ka shtuar se “lufta e ndershme për liri dhe pavarësi që gjithmonë nuk duhet të jetë e armatosur por edhe diplomatike synim duhet të ketë ruajtjen e lirisë dhe pavarësisë".

"Sot në këtë kohë kur në ne bëhet presion i madh të heqim dorë nga Kosova dhe të pranojmë në këtë formë, kur dëbohet populli ynë dhe kërcënohet me dhunë e uri duhet që nga fillimi të inspirohemi me etikën e Vidovdanit se nuk ka lëshim pe kur bëhet fjalë për të përgjithshmen dhe kuptimi i ekzistencës  së qenies sonë kombëtare. Deri në vitin tjetër në Prizren!", ka thënë ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat