Në festën e ‘Vidovdanit’ provokon sërish Serbia - Bota Sot
Në festën e ‘Vidovdanit’ provokon sërish Serbia

Lajme

Në festën e ‘Vidovdanit’ provokon sërish Serbia

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 00:05
Liderët serbë

Festa e Vidovdanit si çdo vit edhe këtë vit u në Gazimestan.

Ndërkohë, kanë vazhduar provokimet nga ana e Serbisë dhe deklaratat e tyre thumbuese.

“Ne po dërgojmë mesazh të qartë se serbët e Kosovës, jetojnë, punojnë dhe mbrojnë shtetin e Serbisë këtu në Kosovë”, tha Snezana Jovanoviq, drejtore e “Venaçit” në Graçanicë.

“Festimi qëndror i Vidovdanit si çdo vit do të jetë fundi i monumentit në Gazimestan ku peshkopët do t’i vizitojnë heronjtë e Kosovës. Në kuadër të ceremonive të Vidovdanit, gjithashtu në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Graçanicës, Qendrën Kulturore Serbe në Prishtinë gjithashtu u mbajt edhe periudhë letrare”, thuhet në njoftim.

Vlen të theksohet se Serbia gjithashtu është duke e inskenuar një krizë humanitare në veriun e Kosovës.

Në anën tjetër, ata kanë kërcënuar se do të fusin mallra në Kosovë, derisa nuk kanë munguar deklaratat provokative të të gjithë liderëve serbë.

Reagime ngjalli edhe pranimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...