Paralajmërohet arrestimi i Marko Gjuriqit nëse nuk iu bindet institucioneve të Kosovës

Lajme

Paralajmërohet arrestimi i Marko Gjuriqit nëse nuk iu bindet institucioneve të Kosovës

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 09:44
Paralajmërohet arrestimi i Marko Gjuriqit nëse nuk iu bindet institucioneve të Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq pritet ta vizitojë sot Kosovën.

Ai paraprakisht kishte marrë leje nga institucionet e Kosovës për këtë vizitë që do ta realizojë për festën e Vidovdanit.

Mirëpo, në momentin e fundit ai e ka ndryshuar agjendën e tij, dhe ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’ia mundësojnë vizitën edhe në tri lokacione tjera.

E një kërkesë e tillë u refuzua nga autoritetet e Kosovës.

Mirëpo si do të veprojë Marko Gjuriq në këtë rast?

Media për këtë çështje ka kontaktuar me këshilltarin e ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj.

Ai ka thënë se përshtatja e agjendës është obligative, përndryshe trajtimi do të jetë si për secilin person që e ka thyer ligjin.

Madje ai e ka paralajmëruar edhe arrestimin e tij nëse një gjë e tillë ndodh.

“Çfarëdo që ndodh jashtë rregullave ose jashtë kornizave, pason arrestimi”, ka thënë Zyberaj.

Kujtojmë se Marko Gjuriq ishte arrestuar edhe më parë në Kosovë, pasi që kishte refuzuar të merrte leje nga institucionet e Kosovës për vizitë.

Një gjë e tillë kishte shkaktuar tension mes Kosovës e Serbisë, si dhe e kishte nxitur daljen e Listës Serbe nga Qeveria Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat