Gjuriq serbëve: Ju kam sjell lajme të mira

Lajme

Gjuriq serbëve: Ju kam sjell lajme të mira

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 13:25
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në Zubin Potok.

Madje ai ka paralajmëruar qindra projekte për serbët e veriut.

“Shteti i Serbisë i cili është duke zbatuar 149 projekte  mbështetëse në Kosovë deri në fund të vitit kjo shifër do të rritet në mbi 350 projekte të ndryshme, të tilla si furnizimi me ujë këtu në Zubin Potok, të cilën sot po e vëmë në funksion”, citohet të ketë thënë Gjuriq.

Sipas tij, ndërtimi do të vazhdojë edhe në rrjetin sekondar të këtij ujësjellësi, i cili siç u shpreh ai do të  sigurojë edhe presion në burimet ujore për qytetarët e veriut.

Pas këtij adresimi, Gjuriq është takuar pa praninë e mediave me përfaqësuesit e serbëve në veri.

Ndërkohë, nga ministria e Punëve të Jashtme kanë paralajmëruar se nëse Gjuriq nuk i përmbahet agjendës së përcaktuar, atëherë ai do të arrestohet.

Gjuriq në Kosovë po qëndron në kuadër të festës së serbëve, atë të Vidovdanit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat