Dashuri e sinqertë, martohet me njeriun e zemrës një ditë para se të vdiste nga kanceri

Lajme

Dashuri e sinqertë, martohet me njeriun e zemrës një ditë para se të vdiste nga kanceri

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:28
Martohet me njeriun e zemrës një ditë para se të vdiste nga kanceri

Një grua është martuar me të fejuarin e saj me sëmundje të pashërueshme vetëm një ditë para se ai të humbiste betejën me kancerin.

Navar Herbert u nda nga jeta mbrëmjen e së martës.22-vjeçari u diagnostikua me tumor në tru disa muaj më parë dhe gjendja e tij u përkeqësua shpejt.

Dhe gruaja e tij, Maia Falwasser publikoi pamjet e dasmës në oborrin e shtëpisë në faqen GoFundMe për të mbledhur para për transportimin e trupit të Navar në vendlindjen e tij Otorohanga, Zelandën e Re.

Image

Navar u ndihmua nga miqtë dhe familja për tu përgatitur për ceremoninë. Ata e ndihmuan të vishte kostumin e bardhë dhe më pas shkoi në ceremoni me karrocë me rrota.

Maia u shoqërua drejt altarit nga nëna  saj, para se të bashkohej me Navar.

Image

22-vjeçari i tha se sa shumë e donte para se zyrtarisht të bëheshin burrë dhe grua. Djali i tyre i vogël, Kyrie ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat