Trajkoviq godet rëndë Vuçiqin: Nuk i mbaj mëri informatorit të Millosheviqit

Lajme

Trajkoviq godet rëndë Vuçiqin: Nuk i mbaj mëri informatorit të Millosheviqit

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 22:22
Rada Trajkoviq

Drejtoresha e Lëvizjes serbe Evropiane, Rada Trajkoviq ka komentuar në “BlicInterview me Astrit Gashin” mospajtimet e saj me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ndaj të cilit kishte ngritur edhe kallëzim penal, por që ky i fundit i është refuzuar sot.

Ajo ka treguar se nuk ia ka aspak mëri Vuçiqit për qëndrimin që mbanë, pasi që thotë se nuk ka si të ishte ndryshe një person i cili ka qenë ministër për informim në qeverinë e famëkeqit, Sllobodan Millosheviq.

“Nuk ia kam aspak mërzi, pasi edhe në kohën sa ka qenë ministër për informim në qeverinë e Millosheviqit kështu njëjtë më ka sulmuar e madje më ishte dashur të largohesha nga territori i Kosovës ndonëse përkohësisht.”- ka thënë ajo.

Trakoviq ka treguar se ky konflikt mes saj dhe presidentit serb ka ardhur krejt si pasojë e një politike të kaluar. Ajo madje ka treguar se si e kanë shpallur tradhtare dhe se sa të vështirë e ka pasur që të futet në territorin e Serbisë.

“Po ky ka qenë një konflikt i cili ka ardhur si rezultat i një politike të cilës i ka dalë afati, një politike që mua më ka shpallur si tradhtare dhe si bashkëpunëtore apo në shërbim të një pale, nuk e se cilës, ashtu që nuk kam mundur që për disa muaj të futem fare në terrorin e Serbisë, madje nuk kam mundur t’i shoh as fëmijët e mi. Kjo flet se në esencë nuk ka pasur kurrfarë ndryshimi te Vuçiqi.” – ka shtuar Trajkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat