E thotë Trajkoviq: Nëse ky person futet në dialogun Kosovë-Serbi, atëherë do të ndodhë ndarja

Lajme

E thotë Trajkoviq: Nëse ky person futet në dialogun Kosovë-Serbi, atëherë do të ndodhë ndarja

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:08
Rada Trajkoviq

Për ish-deputeten e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, Rada Trajkoviq, inkuadrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe posaçërisht presidentit Donald Trump, është qëllim i dy presidentëve, atij nga Kosova dhe serb.

Trajkoviq në Blic Interview më Astrit Gashin, ka thënë se Thaçi dhe Vuçiq, po tentojnë që ta fusin presidentin amerikan në dialog, në mënyrë që siç ka thënë ajo “projekti i tyre për ndarje të mund të bëhet realitet”.

“Qëllimi i tyre është që ta përfshijnë presidentin amerikan, Donald Trump, në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Qëllimi i të dyve është që përmes përfshirjes së presidentit amerikan, ose vetë amerikës, të arrijnë që të bëjnë shkëmbime territoriale.

“Të dy presidentët duan që të qëndrojnë më shumë në politikë. Ata tani për tani, edhe projekti i tyre i ndarjes thellon konfliktin mes serbëve dhe shqiptarëve. Kjo është parë kohëve të fundit. Prej që është promovuar ndarja, kemi një tensionim të situatës. Mediat shkruajnë gjëra të ndryshme. Por, kjo Thacin nuk e pengon qe këto gjëra të takohet me Vuciqin. Ata e dinë që përmes këtyre konflikteve eventuale, ideja e tyre do të mund te jetësohej”, ka thënë Trajkoviq.

“Edhe serbët edhe shqiptarët duhet që të jenë në Evropë. Por kur serbët dhe shqiptarët kanë këso lloj udhëheqësish, atëherë ndodhë kjo që po ndodhë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat