Pas “katastrofës humanitare”, serbët paralajmërojnë një tjetër masë kundër shqiptarëve

Lajme

Pas “katastrofës humanitare”, serbët paralajmërojnë një tjetër masë kundër shqiptarëve

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Inskenimi i një katastrofe humanitare në veri të Kosovës po vazhdon të mbetet temë aktuale në vend.

Se një plan i tillë ekziston nga strukturat paralele serbe, e ka thënë edhe vetë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Madje ai ka thënë se nuk do të lejohet që askush të veprojë mbi ligjin, dhe se institucionet e Kosovës do të marrin masa.

E se në dyqanet në veri nuk mungojnë artikujt ushqimorë, tanimë po e pranojnë edhe vetë mediat në Beograd.

Gazeta serbe, “Danas” ka publikuar një artikull për këtë çështje.

Mediumi ka biseduar me njërin nga pronarët e një dyqani në veri të Mitrovicës. Ai ka thënë se kanë reserva edhe për vetëm tri ditë.

“Rezervat do të shteren në tri ditët e ardhshme. Kjo pasi që vendet nga të cilat jemi furnizuar janë mbyllur dy ditë përpara, dhe mallrat që vinin nga Serbia nuk vijnë tash e 20 ditë”, thotë Lubisha Dobriq nga Mitrovica e Veriut.

Megjithatë, nga gjendja në terren raportohet se në dyqanet e veriut, nuk mungon diçka nga artikujt bazë.

“Nga ajo që duket në dyqanet në Mitrovicën e Veriut, nuk duket se mungon diçka nga artikuj bazë. Raftet janë të mbushura plotë me fruta e perime, dhe nuk janë të zbrazëta. Ka mungesë qumështi dhe produkte qumështi”, raporton medium serb.

Plani, sipas gazetës është që të gjitha dyqanet të mbyllen deri më 1 dhe 2 korrik.

Sipas këtij mediumi, ka indikacione që do të mbyllet edhe rrugët që çojnë në kufi deri në Jarinje, derisa të hiqet taksa ndaj Serbinë.

Mirëpo një gjë e tillë është mohuar vazhdimisht nga zyrtarët e Kosovës.

Nga ministria e Tregtisë pak ditë më parë kanë thënë se gjithçka po bëhet në tentativë për heqjen e taksës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat