Vuçiqi ankohet se po e sulmojnë nga të gjitha anët secilën ditë - Bota Sot
Vuçiqi ankohet se po e sulmojnë nga të gjitha anët secilën ditë

Lajme

Vuçiqi ankohet se po e sulmojnë nga të gjitha anët secilën ditë

Nga: F. B. Më: 29 qershor 2019 Në ora: 21:52
Aleksandër Vuçiq

Duke fol në fushatën “Ardhmëria e Serbisë” ai ka thënë se e shqetëson vetëm Kosova, sepse ka punë me njerëz që nuk janë serioz dhe mjaftueshëm përgjegjës, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

"Mua çdo ditë më sulmojnë, disa se jam nacionalist, se festoj Vidovdanin, ndërsa përgjigja ime është se nuk ekziston Serbia që është aq e vogël që të ju pengoj atyre, se nuk ka Serbi që do jetë aq e dobët e mos të ju pengoj të tillëve”.

Përkundër kësaj shton ai do luftoj për Serbi më të fortë dhe popull serb më të fuqishëm kudo që jeton duke mos rrezikuar askënd.

Disave ju pengon se festojmë Vidovdanin, Kosharen, Olujen, Jasenovcin sepse nuk duan të dëgjojnë asgjë serbe, më quajnë tradhtar dhe kërkojnë të “luftojmë”..."

Ata që ishin në pushtet para neve " Shkatërruan vendin, ekonominë, plaçkitën fabrikat, heshtën kur shkoi Mali I Zi dhe kur Kosova shpalli pavarësinë ndërsa sot më shesin mend dhe më fajësojnë për gjithçka që ata janë fajtor dhe që kanë heshtur", ka thënë Vuçiq.

"Duam që në mënyrë racionale, mënyrën normale në ardhmëri që mos të shesim mjegull njerëzve port ë kemi ekonomi të fortë edhe të fuqishme” tha Vuçiq.

Ai ka akuzuar opozitën edhe për gjëra tjera ndërkohë që ka përmendur investimet milionëshe , hapjen e fabrikave, uljen e papunësisë sikurse edhe rritjen e pagave edhe mirëqenies si ditët e mira që presin Serbinë në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...