Ka vdekur Borka Paviqeviq, mikja e rrallë serbe e shqiptarëve

Lajme

Ka vdekur Borka Paviqeviq, mikja e rrallë serbe e shqiptarëve

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 10:48
Borka Paviqeviq

Dramaturgia dhe drejtoresha e Qendrës për Dekontaminimin e Kulturës (CZKD), Borka Paviqeviq, ka ndërruar jetë mbrëmë në Beograd, bën të ditur gazeta "Danas".

Media. rikujton se ajo ishte një nga intelektualet e rralla serbe që me guxim vazhdimisht ka dalë në përkrahje të shqiptarëve dhe të Kosovës para dhe pas luftës.

Borka Paviqeviq kishte lindur në Kotor të Malit të Zi, më 1947. Më 1971 u diplomua në Alkademinë për Teatër, Fil, Radio e Televizion në Beograd, ku edhe magjistroi më 1976.

Për dhjetë vjet punoi në sektorin dramaturgjik të teatrit të Beogradit, Atelje 212, në BiTEF njëzet të tjera. Ishte dramaturge në teatrot e Zenicës, Splitit, Shkupit, Lubjanës, Suboticës e Beogradit.

Nga posti i drejtoreshës artistike të Teatrit Dramatik të Beogradit u ndërrua për shkak të pikëpamjeve dhe veprimtarisë publike politike më 1993, në kulmin e pushtetit diktatorial nacional-shovinist të Millosheviqit. Ishte pjesë e Lëvizjes Qytetare të Rezistencës që më 1991, dhe anëtare e Qarkut të Beogradit, Shoqatës së Intelektualëve të Lirë që nga themelimi.

Më 1994 themeloi dhe e drejtoi Qendrën për Dekontaminim të Kulturës në Beograd, përmes të cilës jo njëherë gjatë dekadave u artikuluan pikëpamje e u bën thirrje kundër politikave të papranueshme të pushtetarëve serbë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

Ka botuar disa përmbledhje esesësh dhe tekstesh të tjera.

Që nga viti 1991, kur fillojnë luftërat në këtë pjesë të Ballkanit, të provokuara nga Serbia, ajo ishte ose nismëtare ose pjesëmarrëse e zellshme e aksioneve kundër luftës në Beograd e qytete të tjera në Serbi e rajon.

Për pikëpamjet dhe angazhimet e saj antiluftë e për paqe ishte laureate e shumë çmimeve, ndër të tjera e Fondacionit Hiroshima për Paqe e Kulturë më 2004, çmimin "Ruts" të Fondacionit Kulturor Europian për vitin 2009, e Dekoratës së Legjionit të Nderit të Francës më 2002 e të tjera.

Media rikujton po ashtu se festivali "Mirdita - Dobar dan" është mbajtur në kuadër të Qendrës që e ka themeluar dhe drejtuar Borka Paviqeviq.

"Sot në Beograd ka me dhjetëra organizata, të cilat, në të gjitha mënyrrat e mundshme, punojnë kundër interesave të Serbisë. Qoftë kur bëhet fjalë për promovimin e pavarësisë së Kosovës, të terroristëve shqiptarë ose të gjoja gjenocidit në Srebrenicë, këto organizata dhe anëtarët e saj shpesh nuk zgjedhin mjete në veprimet e tyre kundër shtetit të vet. Qendra për Dekontaminimin Kulturor është njëra nga organizatat më të hersh me të këtij lloji, ndërsa themeluesja e saj, Borka Paviqeviq, vendosi standardet për atë që sot lirisht mund të quhewt propagandë antiserbe", shkruante kohë më parë "Istraga" e Beogradi.

"Paviqeviq për herë të parë tërhoqi vërejtjen ndaj saj më 2008, kur në qendër të Beogradit u përpoq të organizojë ekspozitën e artistëve të rinj nga Kosova. Koncepti i kësaj ekspozite ishte, thënë shkurt, bizar - portreti i Adem Jasharit, terroristit famëkeq shiptar (përdoret në atë shkrim kështu me vështrimin përbuzës në vend allbanac në gjuhën e tyre - v.j) dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së..."

"Qëndrimi i Borka Paviqeviqit në lidhje me çështjen e Kosovës kryesisht dihet nga opioni. Ajo shumë herë ka bërë thirrje që "të dëgjohet popullsia e Kosovës" dhe që çështja të zgjidhet sipas dëshirës së tyre..."

"Në festivalin kontravers "Mirdita - Dobar dan", Paviqeviq ka pasur rol të theksuar. Ky festival çshtë organizuar në hapsëirat e kësaj organiozate. Në këtë festival është shfaqur filmi për krimet e ushtarëve sherbë në Kosovë...", shkrimin kohë më parë të gazetës "Istraga" të Beogradit, e njohur për pikëpamjet nacional shoviniste millosheviqiane serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat