Anëtari i PDK-së: Është e vërtetë se që nga ky moment në veri të Mitrovicës nuk ka bukë

Lajme

Anëtari i PDK-së: Është e vërtetë se që nga ky moment në veri të Mitrovicës nuk ka bukë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 22:18
Mitrovicë

Anëtari serb i Partisë Demokratike të Kosovës, Bojan Bozovic, ka dalë në mbështetje të zyrtarëve serb e mediave propaganduese të Beogradit zyrtar, të cilat kanë raportuar për “krizë humanitare” në veri të vendit.

Anëtari i PDK-së ka thënë se kjo nuk është politikë por siç shprehet ai, realitet.

Ndër të tjera Brozovic ka shkruar se shumica e njerëzve do të jenë të uritur për të paktën dy ditë.

Image

“Kjo nuk është politika, ky është realiteti. Shumica e njerëzve do të jenë të uritur për të paktën dy ditë. Politikanët dhe kriminelët u siguruan jo vetëm për dy ditë, por për dy jetë dhe qytetarët janë viktima”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat