Ljajiq: Dëmi ditor që nga vendosja e taksës është 1,1 milionë euro

Lajme

Ljajiq: Dëmi ditor që nga vendosja e taksës është 1,1 milionë euro

Nga: F.B. Më: 1 korrik 2019 Në ora: 13:21
Rasim Ljajiq

Ministri i tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit Rasim Ljajiq ka thënë se “dëmi në nivelin ditor nga vendosja e taksës nga Prishtina është 1,1 milionë euro, që nga nëntori i vitit që shkoi janë plasuar 228 milionë euro më pak mallra nga Serbiq Qendrore se në periudhën e njëjtë të vitit që shkoi, shkruan Tanjug, përcjell “Bota Sot”.

Ljajiq ka thënë se në katër komunat e veriut sot janë mbyllur rreth 150 punëtori dhe shitore me gjëra ushqimore si solidarizim me to janë mbyllur edhe barnatoret dhe objektet hoteliere.

“Kjo është vazhdimësi e protestave pas vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe që janë hap i pakuptimtë . Në shekullin 21 kemi situatën që ngrihen barriera ndërmjet qyteteve të hapësirave të ndryshme përderisa BE dhe Ballkani Perëndimor flasin për krijimin e hapësirës së përbashkët tregtare”, tha Ljajiq.

Taksat nuk i shkaktojnë dëm vetëm ekonomisë së Serbisë por edhe asaj shqiptare sepse 65 për qind e lëndës së parë për prodhuesit në Kosovë vjen nga Serbia qendrore. Andaj lëndën e parë tash ata duhet të sigurojnë me çmim më të lartë nga tregjet tjera që ndikon në rritjen e kostos dhe çmimit të prodhimit.

“Ky është hap i pakuptimtë që nuk është vendos nga shkaqe ekonomike por politike, që me gjithë vështirësitë kanë dhënë rezultate”, sqaroni ai.

Në pyetjen si është e mundur që Prishtina të heshtë në kërkesën e Merkel dhe Makron, Pompeu, ai tha se “ata thonë se askush nuk beson këtë dhe të gjithë mendojnë se pas taksës së Prishtinës qëndron dikush që i mbështet.

„Edhe nëse nuk i mbështesin, ata nuk po ndërmarrin asgjë në sanksionimin e kësaj sjellje. Në Prishtinë kanë vërejtur se sot BE nuk ka autoritetin politik  që do kishte forcë të ndaloj një hap të tillë”, tha Ljajiq.

Ai mendon se Ballkani perëndimor nuk është lartë në listën e fuqive të mëdha dhe Prishtina e ka kuptuar se në atë situatë mund të sillet kështu.

Ai tha se krerët e Kosovës kanë refuzuar liberalizimin e vizave nëse do hiqshin taksat por nuk janë pranuar.

“Haradinaj shfrytëzon situatën për nevoja të brendshme. Kjo do ia rris rejtingun tek zgjedhësit. Në Kosovë në vitin tjetër më së largu duhet të mbahen zgjedhjet. Kjo është betejë për votues jo për ulje të çmimeve”, tha ai.

Duke komentuar shqyrtimin në Parlamentin e Prishtinës rreth gjendjes së shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, Ljajiq ka thënë se shqiptarët  në Serbi kanë autonomi kulturore që është përcaktuar me ligj për të gjitha pakicat dhe mund të formojnë këshilla kombëtare.

“Këta këshilla janë bartës të autonomisë kulturore në ato segmente që janë me rëndësi për bashkësinë kombëtare – kultura, informimi, arsimi, përdorimi zyrtar i gjuhës”, përfundoi Ljajiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat