Reuters e citon një serb të Kosovës veriore: Nuk guxojmë ta dëmtojmë më veten kështu

Lajme

Reuters e citon një serb të Kosovës veriore: Nuk guxojmë ta dëmtojmë më veten kështu

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 15:46
Mitrovica

Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar sot për gjendjen në Veri të Kosovës. Duke treguar se si serbët i kanë mbyllur dyqanet, restorantet dhe furrat, në shenjë proteste ndaj taksës 100 për qind që Qeveria e Kosovës e ka vendosur ndaj mallrave të importuara nga Serbia. Një qytetar serb ka folur për Reuters, duke thënë se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë përgjithmonë dhe se serbët nuk guzojnë ta dëmtojnë veten në këtë mënyrë.

Dyqanet, restorantet dhe furrat në Kosovën Veriore të banuar nga serbët janë mbyllur të hënën, në shenjë proteste kundër taksës 100 për qind që Qeveria i ka vendosur produkteve të importuara nga Serbia, një veprim, që mund të tejkalojë lidhjet e ngrira ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, shkruan Reuters.

Qeveria ka vendosur taksën vitin e kaluar, në hakmarrje për Beogradin që ka bllokuar Kosovën, provincën e saj të mëparshme, nga bashkimi me organizatën ndërkombëtare të policisë Interpol, si një komb i veçantë.

Ky veprim çon në një rrugë pa krye në normalizimin e bisedimeve në mes Prishtinës dhe Beogradit, që shihet si vendimtare nëse të dyja vendet duan t’i bashkohen Bashkimit Europian.

Eksporti i Serbisë në Kosovë kap vlerën rreth 500 milion euro në vit. Kosova po ashtu importon nga vendet fqinje si Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria.

Katër komunat serbe në Kosovën Veriore kanë lidhur aleancë me Serbinë dhe kundërshtojnë Qeverinë e Kosovës. Protesta e të hënës është mbështetur nga Qeveria në Beograd.

“Mbyllja e të gjitha dyqaneve në Kosovën Veriore duhet të demonstrojë se serbët nuk do të qëndrojnë të heshtur”, ka thënë Veljko Odalovix, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Serbisë në televizionin RTS.

Milan, një tregtar nga Mitrovica e Veriut, tha se të gjitha bizneset e shitjes me pakicë në zonat e banuara nga serbët janë mbyllur të hënën në mëngjes.

“Qytetarët janë pajisur me ushqim, por kjo nuk duhet të zgjasë përgjithmonë. Ne nuk guzojmë ta dëmtojmë vetën”, ka thënë përmes telefonit Milan, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij të plotë nga frika e hakmarrjes.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj javën e kaluar akuzoi Beogradin për përpjekjen “për të krijuar një krizë humanitare në Veri të Kosovës”.

Qeveria e Kosovës ka thënë se muajve të fundit, mallrat që vijnë nga Serbia janë zëvendësuar nga ato që vijnë nga vendet tjera.

Kufiri me Serbinë ka qenë i hapur ndaj kontrabandës, që lulëzoi pasi Prishtina vendosi taksën e saj të importit. Në maj, policia e Kosovës arrestoi 19 persona duke përfshirë policinë dhe doganierët në lidhje me marrëveshjet e supozuara të kontrabandës.

Shumica shqiptare shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008, pothuajse një dekadë pasi sulmet ajrore të NATO-s përfunduan kundër-kryengritjen brutale të Beogradit në 1998 dhe 1999, shkruan Reuters.

Serbia ende e konsideron Kosovën të vetën. Mbështetur nga aleati i fuqishëm Rusia dhe disa vende të BE-së, ajo ka bllokuar Kosovën që të bashkohet me institucionet ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat