Mediat Serbe: Lobuesi më i “fuqishëm” shqiptar, Eliot Engel do të takohet në Beograd me Vuçiqin

Lajme

Mediat Serbe: Lobuesi më i “fuqishëm” shqiptar, Eliot Engel do të takohet në Beograd me Vuçiqin

Nga: F.B Më: 1 korrik 2019 Në ora: 17:34
Eliot Engel

Njëri në lobuesit shqiptar më aktiv dhe më “i fuqishëm” në Uashington, Eliot Engel do të vizitoj Beogradin dhe do të takohet me presidentin Vuçiq njofton Tanjug, përcjell “Bota Sot”.

Vuçiq dhe Engel sivjet janë takuar në Konferencën e 55 për Siguri të Mynhenit, kur presidenti Vuçiq është takuar me delegacionin e Kongresit amerikan, ku ishte edhe Engel kryetar i Këshillit për Politikë të jashtme të Dhomës së përfaqësuesve në Kongresin amerikan.

Në fokus të takimit pritet të jetë rasti i vëllezërve Bytyqi dhe Kosova e Serbia tema me të cilën ai me vite merret.

Engel kohë më parë është lavdëruar se “ puna e tij është promovimi i raporteve mes Amerikës edhe Kosovës që mund të llogaritet si arritja më e madhe në vitet që ishte në Kongres ", angazhimi për bombardimin e SRJ, formimi i ushtrisë së Kosovës dhe tërheqja e fletarrestimit për Haradinajn etj.

Vlerësimi i tij për Serbinë dhe Be që është dërguar dy vite më herët tek Mogerini kishte shtyrë Vuçiqin që të reagoj gjatë vizitës në Uashington.

"Çdo kush ka të drejtë të thotë kënd e do. A na do në Evropë? Unë kam menduar se për këtë pyetet BE” pat deklaruar Vuçiq duke theksuar se Engel është lotuesi më aktiv i shqiptarëve.

Vuçiq ka thënë se amerikanët kanë të drejtë të duan që Serbia të jetë e mirë apo e keqe, por puna e Serbisë është të ruaj interesat e popullit dhe të ketë raporte të mira e serioze me ShBA, pasi dihet se ata janë fuqi e ne vend i vogël.

Engel më 30 prill në dëgjimin e njërës nga femrat e dhunuara në Kosovë  ka thënë se në zyrë end mban foto të shtëpive të djegura në Pejë si përkujtim sa duhet të bëhet akoma për Kosovën.

Ai e pat quajtur Slobodan Millosheviqin si “kasap” të Ballkanit duke vlerësuar se dhunimet ishin instrument  me qëllim dëbimin e shqiptarëve në praimin etnik.

Engel më vite është angazhuar në formimin e ushtrisë së Kosovës dhe ka kërkuar qëndrim tjetër të Uashingtonit në lidhje me këtë çështje.

Kosova duhet të ketë ushtri, edhe Rusia po armatos Serbinë ka thënë Engel që është me prejardhje nga Ukriana që ka emigruar në ShBA.

Ai hapur ka kërkuar nga Serbia të heq dorë nga lotimi për kërkim të tërheqjes së njohjeve sepse si thotë ai pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat