Kadriu: Leni fjalët boshe, gënjeshtrat, mashtrimet, por kthejuni punës

Lajme

Kadriu: Leni fjalët boshe, gënjeshtrat, mashtrimet, por kthejuni punës

Nga: Z.B Më: 1 korrik 2019 Në ora: 18:57
Kushtrim Kadriu

Kryetari  i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Kushtrim Kadriu, me seli në Gjilan ka thënë se mirë që deputetët e Parlamentit të Kosovës flasin për Preshevën, ngase, siç thotë ai, më mirë do të ishte sikur ato paratë e mëditjes t’i ndanin për ndonjë projekt në Luginën e Preshevës, përcjell “Bota sot”.

Kadriu këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se Sa për të folur, është folur shumë, madje është tepruar. Është folur për poenë politikë, e madje edhe është gënjyer nga të gjithë.

Postimi i plotë:

Më mirë do të ishte sikur ato paratë e mëditjes ti ndanin për Luginën e sa të flisni kot

Deputetët e Parlamentit të Kosovës, se flasin për Preshevën, mirë, por mirë do të ishte sikur ato paratë e mëditjes ti ndanin për ndonjë projekt në Luginën e Preshevës. Dihet se mëditjet janë të majme dhe me ato para mund të renovohej ndonjë shkollë apo mund të ndahej ndonjë bursë për student në nevojë të asaj pjese. Sa për të folur, është folur shumë, madje është tepruar. Është folur për poenë politikë, e madje edhe është gënjyer nga të gjithë: nga kryetarë të komunave ku jetojnë luginasit, nga kryeminstra e deri tek presidenti. Prandaj, leni fjalët boshe, leni gënjeshtrat, leni mashtrimet, por kthejuni punës dhe ndryshoni ligjin për fitimin e nënshtetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat