Mustafa paditë Vulinin për gjuhë të urrejtjes kundër shqiptarëve

Lajme

Mustafa paditë Vulinin për gjuhë të urrejtjes kundër shqiptarëve

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 19:11
Aleksandar Vulin

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka paditur ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, për gjuhë të urrejtjes kundër shqiptarëve.

Mustafa tha se padinë e ka ngritur më 25 qershor në Gjykatën e Lartë në Beograd, pasi Vulin, disa herë, “i ka quajtur publikisht shqiptarët ‘shiptari'” dhe atë “me ton përbuzës”.

Siç tha Mustafa, për Këshillin Kombëtar Shqiptar është e papranueshme që gjuha e urrejtjes, me të cilën ofendohet një pakicë dhe e cila vjen nga një ministër i Mbrojtjes, të konsiderohet si qasje individuale.

“Ky mentalitet flet për Qeverinë e sotme të Serbisë dhe për Serbinë zyrtare. Respekti për minoritetet është edhe detyrim ligjor dhe kushtetues i Qeverisë dhe respektimi dhe pranimi i tjetrit është parakusht për një shoqëri demokratike”, tha Mustafa për agjencinë serbe të lajmeve Beta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat