Vuçiq nesër i drejtohet opinionit lidhur me situatën në Kosovë

Lajme

Vuçiq nesër i drejtohet opinionit lidhur me situatën në Kosovë

Nga: F.B Më: 2 korrik 2019 Në ora: 16:17
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do i drejtohet opinionit me rastin e situatës në Kosovë dhe presioneve të përditshme në serbët në Kosovë ,e 3 korrik, njofton “Danas” përcjell “Bota Sot”.

Mësohet se Vuçiq do i drejtohet opinionit në ndërtesën e sekretariatit të presidencës së Republikës në rrugën “Kurora e Andriqit” numër1”.

Të përkujtojmë se katër komunat e veriut të Kosovës dje dhe sot po bëjnë protestë me mbylljen e dyqaneve për shkak të taksës 100 për qind që para 7 muajve ka vendos Prishtina ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës.

Ish-politikanë nga Kosova kanë thënë për “Danas” se protesta me mbyllje të dyqaneve në veri të Kosovës është “ pagesa që serbët e veriut e bëjnë për politikën e gabuar”.

Në ndërkohë Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me kompani të ndryshme ka sjell kamion me mallra në veri me qëllim t ë mbrojtjes së qytetarëve.

Kisha ortodokse përmes Peshkopëve ka kërkuar solidarizim dhe grumbullim të ndihmave humanitare për banorët e rrezikuar të veriut të Kosovës.

Ndërsa deputeti Gjorgje Vukadinoviç nga “Lëvizja për shpëtimin e Serbisë – Serbia e Re”, në pjesën e punës së Kuvendit të Serbisë për pyetje ka tërhequr vërejtjen se kërkesa të reja vijnë nga Prishtina sikurse rezoluta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën që është rrezikim i sovranitetit të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat