Kërkonin azil në Francë, riatdhesohen 29 shqiptarë

Lajme

Kërkonin azil në Francë, riatdhesohen 29 shqiptarë

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Gjatë mesditës së sotme janë riatdhesuar vullnetarisht 29 shtetas shqiptarë , të cilët kishin kërkuar azil në Francë.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u kanë bërë apel të gjithë shtetasve shqiptarë që të mos tentojnë për të kërkuar azil dhe mos abuzojnë me rregullat për lëvizjen në hapësirën Schengen, si dhe të tregojnë kujdes mos bien pre e mashtrimeve për të marrë dokumente false me qëllim përfitimin e azilit në vendet e BE-së, pasi shanset për të përfituar janë zero.

Operacionet e riatdhesimit nga Policia Kufitare në bashkëpunim me partnerët e vendeve të BE-së do vijojnë edhe në javët e ardhshme, njofton Policia e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat