Njihuni me skenarin Thaçi – Vuçiq

Lajme

Njihuni me skenarin Thaçi – Vuçiq

Nga: N.Sh Më: 3 korrik 2019 Në ora: 09:06
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Pas “krizës” humanitare të shkaktuar nga Serbia në veriun e Kosovës, sot të gjitha shërbimet e marketeve janë të hapura.

E për këtë, që ka ndodhur në 20 vite në veri të Kosovës, po akuzohen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq.

Ky është një skenar mirë i përgatitur nga këta dy personazhe potencon ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, shton se, lojë e dhimbshme po luhet edhe me Kosovën Lindore.

Ja postimi i plotë i Naim Miftarit:

Për çdo ndodhi negative në veriun e Kosovës janë skenar i përgatitur i Thaçit dhe Vuçiqit bashk, loja e dhimbshme e ndyrë e Hashim Thaçit me Shqiptarët e luginës të Preshevës vetëm loj e koordinuar mirë me Serbin.

Bahet pyetje ku ishte Hashim Thaçi qe 20 vite pse nuk i hëngër kurrë për shqiptarët e Preshevës, pse lejoj Thaçi pastrimin etnik të luginës pse si futi Shqiptarët e Preshevës ne marrëveshje me Serbin siq i futi Serbia dhe Thaçi serbët e Veriut me bashkësinë e komunave .!

Preshevar mos bini pre e manipulimit të mashtruesit renegatit Hashim Thaçit ju nuk e njihni fare sa i lig dhe sa i poshtër është.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat