Mediat serbe: Kosova ka ngritur 50 padi ndaj serbëve

Lajme

Mediat serbe: Kosova ka ngritur 50 padi ndaj serbëve

Nga: F.B. Më: 3 korrik 2019 Në ora: 09:25
Ilustrim

Kosova po dëshiron që të frikësoj popullatën serbe ka thënë ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës Uvan Todosijeviç.

"Për këtë këto padi nuk paraqesin sulm direkt në mua por në të gjithë popullin serb para së gjithave në atë në veri", ka thënë anëtari i kryesisë së Listës Serbe dhe ish-ministri Todosijeviç duke komentuar padinë që pushteti në Prishtinë ka ngritur ndaj tij për shkak të deklaratës se në Reçak nuk ka pasur masakër njofton gazeta.

Todosijeviç thotë se deklarata nuk është me rëndësi dhe se pushteti shqiptar mund të gjejnë edhe arsye tjera për padi.

Shumë serbë janë arrestuar në bazë të padive të rrejshme dhe dëshmitarëve të tillë. Qëllimi është që të ngulfatet e vërteta dhe liria e fjalës, ndërsa serbëve nuk ju lejohet gjykim korrekt ka thënë ai.

Sipas tij është e qartë se gjykata e Kosovës nuk është e ndarë nga politika dhe punon me instruksione të politikanëve.

"Pikërisht në bazë të këtyre instruksioneve në ditët e fundit janë ngritur mbi 50 padi ndaj serbëve, gjë që nuk është komentuar nga askush në bashkësinë ndërkombëtare. Ndonëse është dashur që të kthehet vëmendja në malverzimet e gjashtë ministrave në qeverinë e Kosovës", ka thënë Todosijeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat