Miroslav Ivanoviç: E papranueshme që Serbia e fsheh Radoiçiçin

Lajme

Miroslav Ivanoviç: E papranueshme që Serbia e fsheh Radoiçiçin

Nga: F.B Më: 3 korrik 2019 Në ora: 11:41
Miroslav Ivanoviç

Është mirë që u shpall fletë-arresti për Milan Radoiçiç , që ekziston vullneti i organeve të Kosovës por pa presion të bashkësisë ndërkombëtare ajoni mund të realizohet sepse sjellja e pushtetit serb në lidhje me këtë rast është e papranueshme, shkruan “Danas” përcjell “Bota Sot”.

Këtë e ka deklaruar Miroslav Ivanoviç vëllau i Oliver Ivanoviç, liderit të Iniciativës Qytetare „Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) nga Kosova të vrarë.

Ai duke komentuar lajmin se Prokuroria Speciale e Kosovës ka shpall fletë-arrestin ndërkombëtar për nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radoiçiç të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e Oliver Ivanoviç. Prokuroria dyshon se ai fshihet në Serbi.

Mediat kanë transmetuar se prokurori special Sylë Hoxha ka lëshuar fletë-arrestin ndërkombëtar ndaj Radoiçiç pasi ai ka refuzuar thirrjen për intervistë nga ana e prokurorisë Speciale të Kosovës.

Sipas medieve Hoxha ka thënë se Radoiçiç dyshohet se ka ndihmuar dhe organizuar grupin për vrasjen e Ivanoviçit por edhe për krimin e organizuar dhe trafikimin me drogë.

Ai ka njoftuar se fletëa-arrest është lëshuar edhe ndaj Zvonko Veselinoviç, biznesmen nga veriu, por ai nuk dyshohet për implikim në vrasjen e Ivanoviçit por një personi tjetër dhe po ashtu për krim të organizuar

Nisur nga fakti se Kosova nuk është pjesë e Interpolit, prokuroria e saj nuk mundet direkt të lëshoj fletë-arrestim  por këtë procedurë duhet ta bëjë përmes UNMIK-ut.

Zyra për informim e UNMIK-ut në pyetjen portalit KoSSev lidhur me këto raste ka deklaruar se këto informata janë shumë të besueshme dhe nuk mund të ofrohen medieve dhe për to duhet të komunikohet me institucionet e Kosovës.

Radoiçiç nuk është përgjigjur në ftesën për intervistë dhe ka kërkuar që ajo të bëhet në Beograd, gjë që është refuzuar nga prokuroria e Kosovës me arsyetimin se krimi ka ndodhur në Kosovë.

Përndryshe ai u paraqit shpesh në media dhe tubime publike me presidentin Vuçiq që ka deklaruar se ai është intervistuar nga MPB e Serbisë dhe ka kaluar tetsin “poligraf” dhe nuk është i përzier në vrasjen e Ivanoviçit.

Miroslav Ivanoviç ka thënë se pushteti ynë me këtë që nga fillimi ka treguar qëndrimin ndaj rastit dhe nga këta (pushteti serb( nuk presim ndihmë në zbardhjen e krimit.

“ Ata kanë treguar qëndrimin prejudikues duke insistuar në pafajësinë e Radoiçiçit. Kjo mund të vazhdoj edhe me fletë-arrestin por ka vullnet edhe përkushtim nga Kosova dhe pushteti atje  dhe pres presion edhe nga perëndimi që të kryhet hetimi”.

Ka edhe akuza tjera ndaj Radoiçiç, për të cilat nuk kam bazë të flas, por vetë fakti s eka dyshime është argument më shumë se sjellja e pushtetit serb është e papranueshme. Nuk kam parë asnjëherë deri tash që dikush të mbrohet kur është i dyshimtë për vepër penale ka përfunduar Ivanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat