PDK-ja në Prizren e quan Haskukën frikacak dhe përtac

Lajme

PDK-ja në Prizren e quan Haskukën frikacak dhe përtac

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 11:56
Foto

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në qytetin e Prizrenit e ka quajtur Kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, frikacak dhe përtac.

Përmes një reagimi për media, PDK thotë se është e shqetësuar rreth deklaratave të pavërteta dhe tendencioze të Kryetarit  të Komunës së Prizrenit të dhëna në disa prej mediumeve nacionale.

“Kryetari frikacak dhe përtac i Prizrenit, në panik publikisht tenton të arsyeton mos punën e tij dhe tenton të shfajësohet para opinionit publik duke pretenduar se ai dhe qeverisja e tij aspak efektive as efikase po pengohet në realizimin e projekteve nga  institucionet e nivelit qendror si dhe ndikimet politike të PDK-së”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas PDK-së, Haskuka me deklarimet e tij ka shkelur normat komunikimët të mirë.

“Kryetari i Komunës me këto deklarime publike  ka shkelur të gjitha normat e komunikimit të mirë dhe ka krijuar shembull të keq të komunikimit me qytetarët, duke thënë të pavërtetat publike, e me ç’rast është demantuar shumë shpejtë nga të gjitha institucionet e apostrofuara”, thuhet ndër tjera në reagim.

I’a bëjmë me dije kryetarit përtac të Prizrenit, se mos puna dhe dështimi i tij dhe i koalicionit që drejton në qeverisjen e Komunës së Prizrenit nuk mund të lidhet asesi me faktorët e jashtëm ndikues, por vetëm me paaftësinë e tij për t’i shërbyer qytetarëve të Komunës sonë. PDK në Prizren, kërkon nga anëtarët e koalicionit qeverisës që të distancohen nga qëndrimet publike të Kryetarit përtac dhe të pozicionohen qartë në të vërtetën publike.

Mosrealizimi i premtimeve publike të kësaj qeverisje është dëshmi e qartë se këtij kryetari përtac i mungon programi, vizioni dhe lidershipi për të përmbushur mandatin e tij në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe autorizimet që i jep mandati i tij.

PDK në Prizren konsideron se këto veprime janë  shkelje e rëndë e besimit të qytetarëve, andaj si të tilla janë të pa pranueshme. Ne bëjmë thirrje që sa më parë të ndalet ky mentalitet qeverisës përndryshe pasojat e shkeljeve të shumta do të jenë të pariparueshme.

Me qëllim të evidentimit të të gjitha shkeljeve ligjore që po bëhen nga ana e kësaj qeverie pa program e vizion, PDK në Prizren së shpejti do të orientoi qështjet tek organet kompetente që t’i adresojnë të gjitha shqetësimet në raport me këtë qeverisje, e cila po e manifeston paaftësi për të drejtuar qytetin tonë dhe është e zhytur me skandale të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat