Mesazhi i Vuçiqit pas bisedës me mikun e madh të shqiptarëve Eliot Engel

Lajme

Mesazhi i Vuçiqit pas bisedës me mikun e madh të shqiptarëve Eliot Engel

Nga: F.B Më: 3 korrik 2019 Në ora: 12:18
Engel gjatë takimit me Vuçiqin

(E plotësuar) - Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, njëherësh kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, po qëndron në Beograd ku u takua edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një njoftim të ambasadës amerikane në Beograd, thuhet se ai bisedoi me presidentin serb lidhur me bisedimet me Kosovën, arritjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjate në Ballkan dhe vënien e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.

Presidenti serb, tha pas takimit se është diskutuar sa “i rëndësishëm është vazhdimi i bisedimeve, sa është e rëndësishme për marrëdhëniet serbo-shqiptare dhe për qëndrueshmërinë e tërë rajonit”.

Ai tha se është diskutuar edhe për rastin e vëllezërve Bytyçi, tre shqiptaro-amerikanë , trupat e të cilëve u gjetën 18 vjet më parë në një varrezë masive në Serbi.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në muajin korrik të vitit 1999 ata janë arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Katër ditë para skadimit të dënimit, ata janë marrë nga burgu dhe janë dërguar në Petrovo Selo ku janë vrarë nga afërsia. Trupat janë gjetur në vitin 2001 në një varrezë masive me duar të lidhura me tela, në mesin e shumë trupave të civilëve shqiptarë që ishin dërguar atje në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.

Që nga vitit 2006 janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Bytyçi ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë.

Autoritetet amerikanë kanë kërkuar në vazhdimësi nga Beogradi ndriçimin e këtij rasti dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

Një delegacion dypartiak i ligjvënësve amerikanë i kërkoi në muajin shkurt të këtij viti në Munih presidentit serb që të ndërmarr veprime për të zgjidhur këtë çështje.

Ligjvënësi Engel, pas vizitës në Beograd, pritet të qëndrojë edhe në Kosovën Lindore, ku do të marrë pjesë në manifestimet me rastin e ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe përurimin e ndërtesës së ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ai po ashtu do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të një rruge që do të mbajë emrin e tij.

Engel njihet si një nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Mesazhi i Vuçiqit pas bisedës me mikun e madh të shqiptarëve Eliot Engel

Prishtina me hapin e saj dëshiron të porosis serbët në veri se duhet të harrojnë Serbinë, këtë e deklaroi presidenti Vuçiq duke fol për situatën në Kosovë ku hodhi poshtë si hipokrite qëndrimet për krizën artificial humanitare, shkruan “Politika”, përcjell “Bota Sot”

Ai ka thënë se qëllimi është të detyrohen serbët të furnizohen me mallra shqiptare dhe jo serbe, të ju ndalohet liria e fjalës dhe të arrestohen e dëbohen ata që janë kundër politikës së tyre dhe që të vendoset kontrolli në gjithë territorin e Kosovës ka thënë Vuçiq, transmeton edhe Tanjug.

Situata në veri është e rëndë ndërsa në aspektin politik dhe të sigurisë “e komplikuar. Vështirësitë e furnizimi janë vërejtur me vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe.

“Transport është dashur të bëhet në rrugë alternative, kur vendoset taksa iu ndalohet tregtia. Askush nuk është u gatshëm të paguaj dyfish për një artikull”, tha ai.

Ai shtoi se Serbia ka gjetur mundësi furnizimi alternativ që të ndihmojë popullin në veri dhe prej vendosjes së taksës deri tash janë konfiskuar 16 kamionë dhe drejtuesit janë arrestuar e maltretuar.

“Gjysma e automjeteve është konfiskuar për shkak të punës në brezin e gjelbër përgjatë vijës administrative, në Zubin potok janë konfiskuar 4 kamion, në Soçanicë 2 në Mitrovicë 2 dhe Leposaviq 8. Në të gjithë këta kamionë kishte ushqime, ndërsa në një kombi-bus është shtënë në Jashanicë të Leposaviqit.

Prishtina konsideron se veriu është pikë problematike dhe serbët nuk duhet të blejnë mall nga Serbia sepse ata do ju ofrojnë mall por jo Jaffa nga “Crvenka” apo birrë nga Zajeçari por nga Peja.

Vuçiq lidhur me deklaratën e Haradinajt se ka kaluar koha e “importit me dhunë” tha: „ Jo por me forcë do i detyroni të hanë çokollata shqiptare në vend serbe, po flasim diçka që po ndodhë në shekullin 21”, tha ai.

Mendoni që ne “në Serbi të ndalojmë të blihet uji gjerman a italian” duke thënë se nuk është krizë artificiale

“Si mendoni të dërgojmë mall serbëve në Kosovë? Nga marsi apo litosfera? Si të arrij malli tek ata? Apo të them kurrsesi apo mësohuni të mos hani çips nga Çaçaku, Jaffa po hani produkte tjera. Çfarë të bëjmë tash?”, pyeti Vuçiq.

“Është hipokrite dhe ndotëse deklarata se bëhet fjalë për krizë artificiale humanitare dhe e rrejshme nga pala shqiptare por edhe tek një pjesë e mediave serbe”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se ata në çdo gjë shohin mashtrim.

Ndaloni me gënjeshtra, serbët vetëm duan të qëndrojnë në trojet e tyre, Prishtina dje ka tentuar të shes mall në veri, po askush nuk ka blerë asgjë.

“Mburrem me popullin tonë. Ai heroizëm ka mbetur i pashënuar tek ne dhe meriton respekt. Nuk kanë mund të shesin as një kg sheqer, askush nuk u afrua sepse dëshmuan çfarë malli duan dhe kanë të drejtë”, tha Vuçiq.

Janë mbyllur 403 lokale e dyqane duke dëshmuar unitet dhe protestë rezistence në masat e Prishtinës.

“Ata dëshmuan se janë në gjendje të luftojnë me metodat me të cilat shqiptarët luftuan kundër neve në vitet 80-të dhe 90-të “ tha ai.

Gjendja serioze është në Qendrën Klinike Spitalore dhe Qendrën e Studentëve, ndërsa barnatoret tash për tash janë të furnizuara duke nënvizuar se vazhdimi i dialogut me rëndësi për të gjithë regjionin.

Vuçiq tha se me përfaqësuesin e Këshillit të Politikës së jashtme në Kongresin amerikan Eliot Engel është me rëndësi dhe se atij i ka transmetuar rëndësinë që kanë raportet serbe –shqiptare për regjionin.

“Shpresoj se porositë e tij në Prishtinë do kontribuojnë në krijimin e kushteve për vazhdimin e dialogut. A është reale? Do të shohim, nëse sa më parë vazhdohet dialogu mundësitë janë më të mëdha për uljen e tensioneve”, tha Vuçiq.

Pas takimit në Beograd me Engel, Vuçiq tha se kemi qëndrime të ndryshme rreth Kosovës, duke nënvizuar se pikërisht ai është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, por përkundër kësaj takimi dhe biseda ishin korrekte.

Ai tha se është besuar edhe lidhur me rastin Bytyqi dhe bombardimet në vitin 1999.

"Secili ka fol nga këndi i vetë, por në mënyrë civilizuese dhe me respekt. Ka thënë se është mik i madh i shqiptarëve, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të jetë mik me serbët. Shpresoj se në të ardhmen këtë mund ta shohim”, tha Vuçiq.

***

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq iu drejtua publikut me rastin e “situatës aktuale në Kosovë”. Presidenti serb ka theksuar se ka biseduar me kongresistin amerikan Eliot Engel, i cili është një prej protagonistëve kryesor i pavarësisë së Kosovës.

“Shpresoj se mesazhet e Eliot Engelit në Prishtinë do të kontribuojnë në krijimin e kushteve për vazhdimin e dialogut”, ka thënë sot Aleksandar Vuçiq pas bisedës në Beograd me kongresistin amerikan.

Vuçiq ka thënë se Engel i ka thënë se “ajo që është miku i madh i shqiptarëve nuk do të thotë se nuk dëshiron të jetë miku i madh edhe i serbëve”.

“Shpresoj se në të ardhmen edhe këtë do të shohim”, ka thënë Vuçiq në konferencën e jashtëzakonshme për gazetarë me rastin e insistimit për furnizim me prodhime serbe veriun e Kosovës.

Vuçiq ka theksuar se biseda ishte shumë e vështirë, por se me vazhdimin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, do të zvogëlohen tensionet, dhe ka shtuar se “është krenarë me njerëzit e tij në Kosovë”.

***

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur pas takimit me Anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe kryesuesin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit amerikan, Eliot Engel.

Qëndrimet tona janë të ndryshme sa i përket raportit ndaj Kosovës, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit me Anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe kryesuesin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit amerikan, Eliot Engel.

Por, pa marrë parasysh dallimet në qëndrime, Vuçiq ka thënë se biseda ishte e mirë, raportojnë mediat serbe.

“Sa më shpejtë të vazhdojmë dialogun me Kosovën, aq më mirë do të jetë për të gjithë”, deklaroi Vuçiq.

Sipas tij, me Engelin ka biseduar edhe për rastin e vëllezërve Bytyqi, por edhe tema tjera.

“Ai ka thënë një fjalë të mirë: fakti se jam mik i madh i shqiptarëve, nuk do të thotë se nuk dua të jem as mik i serbëve”, u shpreh Vuçiq.

“Ai është një nga avokatët më të rëndësishëm të pavarësisë së Kosovës dhe protagonistët e pavarësisë së Kosovës. Biseduam se sa e rëndësishme është të vazhdojmë bisedimet dhe dialogun dhe kjo është e rëndësishme për marrëdhëniet e mira serbo-shqiptare dhe stabilitetin përgjatë reagonit. Këto janë kushtet e përshpejtuara për vazhdimin e dialogut”, tha Vuçiç.

Ata ishin takuar edhe në shkurt të këtij viti gjatë konferencës së 55-të në Munichut për siguri kur presidenti serb ishte takuar me delegacionin e Kongresit amerikan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat