Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç e ka komentuar deklaratën e presidentit frances, Emanuel Macron për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Brnabiç pohoi se, anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është angazhimi strategjik i Serbisë.
Ky është, shkurt, qëndrimi i kryeministres serbe Ana Brnabiç, e cila tha se pozicioni i Makron është i njohur dhe nuk ndikon në qëllimet e qeverisë serbe.
“Qeveria serbe nuk do të ndryshojë qëllimet e saj dhe çfarë bën, edhe nëse të gjithë anëtarët e BE thonë se zgjerimet nuk do të jenë në 10 apo 20 vitet e ardhshme, gjë që nuk është rasti”, tha Brnabiç.