Mediat serbe e quajnë vendim të “çmendur” të Kosovës, ndalimin e zyrtarëve serbë

Lajme

Mediat serbe e quajnë vendim të “çmendur” të Kosovës, ndalimin e zyrtarëve serbë

Nga: F.B. Më: 4 korrik 2019 Në ora: 11:08
Ilustrim

Portali “Kossev” ka publikuar një lajm që përcillet edhe nga “Telegraf” se këshilltari i Ministrit të punëve të jashtme të Kosovës Behxhet Pacolli (në fakt ai është zëdhënës i kësaj ministrie) Jetlir Zyberaj, ka shkruar në Facebook se” Ministria e Punëve të jashtme ka marr vendim që për shkak të kërcënimeve dhe sulmeve në veri dhe problemeve tjera të ndaloj vizitën e zyrtarëve serb në Kosovë.

Ministria e punëve të jashtme të Kosovës ka marr vendim që të ndaloj hyrjen në Kosovë të gjithë zyrtarëve serb.

“Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve ‘fake’ ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuat një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, citohet Zymberaj nga portali “Kossev”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat