Bërnabiq: Pa Serbinë Kosova nuk ka asnjë ardhmëri

Lajme

Bërnabiq: Pa Serbinë Kosova nuk ka asnjë ardhmëri

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 11:23
Ana Bërnabiq

Bërnabiq ka thënë se është shumë me rëndësi që është mbajtur takimi në mes të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me kryetarin e Këshillit për Punë të Jashtme e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA Eliot Engel.

Në dallim prej vet presidentit të saj, i cili dje deklaroi se takimi ishte shumë i vështirë për Serbinë, ajo thotë: “Kjo ishte vizitë shumë e rëndësishme e cila më befasoi. Kam menduar se ky takim do të jetë e vështirë për presidentin Vuçiq. Engel është i njohur si njëri nga mbrojtësit e Prishtinës. Mirëpo zoti Engel ka thënë se takimi me presidentin Vuçiq ishte i sinqertë dhe i mirë”.

Kryeministrja serbe konsideron se është shumë me rëndësi që Engel ishte në Serbi dhe se ka ardhur “ta dëgjojë” presidentin e Serbisë Vuçiq.

“Është me rëndësi se Engel ka thënë se ajo që është miku i shqiptarëve, nuk to të thotë që nuk mund të jetë edhe miku i serbëve, dhe kjo tregon se sa është sot Serbia e fortë dhe se nuk bën pa biseduar me të. Pa Serbinë bebja e tyre nuk mund të ketë asnjë të ardhme”, ka pretenduar Bërnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat