Daçiq: Kosova dëshiron të izoloj serbët – kjo është flakaresh BE-së dhe jo Beogradit

Lajme

Daçiq: Kosova dëshiron të izoloj serbët – kjo është flakaresh BE-së dhe jo Beogradit

Nga: F.B. Më: 4 korrik 2019 Në ora: 12:12
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq për vendimin e Prishtinës që të ndaloj hyrjen e zyrtarëve serbë ka theksuar se kjo është “një flakaresh BE-së dhe jo Beogradit”, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Kjo që ka bërë pushteti i Prishtinës është hap i pa presedan dhe një tjetër flakaresh jo Beogradit po para së gjithave BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare, që turpshëm heshtë në shkeljen e të gjithë normave civilizuese që me vjet po realizohen nga Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi. Pasi që popullin tonë në Kosovë e kanë lënë pa barna  dhe bukë duke mbrojtur taksat e marra, me këtë ndalim praktikisht duan edhe më shumë të izolojnë serbët nga çdo ndikim i Beogradit.

Kështu ka komentuar nënkryetari i qeverisë dhe shefi I diplomacisë Daçiq vendimin e Prishtinës për ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, ndërkohë që ka thënë se edhe termini për këtë hap nuk është i rastësishëm.

“Çdo gjë që kanë bërë vetëm dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë  ku palët obligohen të udhëheqin një politikë unike të jashtme. Kjo marrëveshje është armature e themelit të “Shqipërisë së Madhe” që pa pengesa po muroset në zemër të Evropës, ndërkohë që në të njëjtën kojë zyrtarëve serbë iu ndalohet të lëvizin në territorin e shtetit të vetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat